Turizëm

Shtatori, rekord turistësh në pesë vitet e fundit/ 39.7% më shumë krahasuar me një vit më parë, rriten edhe netë qëndrimet

0

Shifrat e strukturave akomoduese janë në rritje edhe për shtatorin e këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit të bëra publike nga “Instituti i Statistikave”. Numri i vizitorëve gjithsej në strukturat akomoduese gjatë shtatorit është 176,234 dhe shënon rritje me 39.7%, krahasuar me shtatorin e vitit 2021. Po t’i analizojmë vizitorët sipas tipologjisë së tyre, numri i vizitorëve vendas për muajin shtator është 66,053 dhe ka pësuar rritje me 30.9%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në 110,181 dhe rritja vjetore është 45.6%. “Scan Intel” ka analizuar numrin e vizitorëve për shtatorin e pesë viteve të fundit dhe del në pah se shtatori i këtij viti regjistron numrin më të lartë të vizitorëve për këto pesë vitet e fundit. Pra, ka tejkaluar shifrën e para pandemisë, duke reflektuar kështu rimëkëmbjen e turizmit. Po të flasim sipas rajoneve numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 84,6%.

Numri i netë qëndrimeve po ashtu ka pësuar rritje dhe regjistron rekord në këto pesë vitet e fundit me numrin më të lartë. Përgjatë muajit shtator të këtij viti janë regjistruar 15.9% më shumë netë qëndrime në strukturat akomoduese. Numri i tyre gjithsej për këtë periudhë ka qenë 437,018. Nëse do t’i analizonim sipas tipologjisë numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas është rrtiur me 0.8%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj është rritur me 23.7%. Ajo që vihet re sipas të dhënave mbi strukturat akomoduese është se gjatë muajit shtator të këtij viti numri i netë qëndrimeve të vizitorëve vendas të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 67.9%.

Referuar shifrave të mësipërme mund të themi se, përveç rimëkëmbjes nga pandemia,duket sikur muaji shtator i këtij ka qenë vazhdim i sezonit turistik, nisur edhe nga karahasimi me të njejtin muaj të pesë viteve të kaluara.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin shtator të këtij viti janë kryesisht nga Kosova, Polonia, Italia si dhe Gjermania.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet vijojnë të “tkurrin” tregtinë e jashtme/ Rënie në peshë me 13% në total, për eksportet -25%

Postimi mëparshëm

“Tregu i librit”, vetëm 13 milionë euro xhiro në vit/ Fitimet më pak se 2 milionë euro. Analiza e 40 shtëpive botuese, cila kryeson?

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.