Turizëm

Hotelet mirëpresin 60.7% më shumë të huaj/ Netë qëndrimet në Nëntor, rekord rritje me 80%

0

Muaji Nëntor i vitit 2023 ka rezultuar dukshëm më pozitiv sesa ai i një viti më parë përsa i përket turistëve të huaj dhe akomodimit të tyre në vendin tonë. Të dhënat e fundit të “Institutit të Statistikave” për strukturat akomoduese tregojnë se ka patur një rritje të konsiderueshme të shfrytëzimit të kapaciteteve. Kjo rritje është reflektuar si për vizitorët vendas, por dhe për të huajt.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar se sa turistë të huaj zgjodhën Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve në muajin Nëntor. Shifrat konfirmojnë se rekordi dhe suksesi i turizmit vazhdon pasi gjatë këtij muaji vendi ynë u vizitua nga 111,865 turistë duke konstatuar kështu një rritje me 43.5%, në krahasim me Nëntorin e vitit të kaluar, pra vitit 2022.

Nëse analizojmë vizitorët sipas tipologjisë themi se në Nëntor të vitit 2023 Shqipërinë e vizituan rreth 63,700 të huaj dhe 48,200 vendas, ose 60.3% dhe 26% më shumë respektivisht. Krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë edhe netëqëndrimet u rritën gjithsej me 79.8%. Në terma specifikë themi se numri i netë qëndrimeve nga vendasit është rritur me 55.7% dhe nga të huajt numri i netë qëndrimeve është rritur me 97.5%. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave është 12.7%, nga 9.7% që ishte në muajin Nëntor 2022. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të shtretërve është 16.2%, kundrejt 9.1% që ishte në muajin Nëntor të vitit të shkuar.

Përsa i përket rajonit ku janë akomoduar turistët duket se edhe në muajin Nëntor rajoni i Qendrës ka qenë më i “lakmuari” pasi u akomoduan gjithsej 58,215 vizitorë prej të cilëve 67.3% ishin të huaj. Nga ana tjetër, 32.7% vizitorëve u akomoduan në rajonin e Veriut dhe Jugut.

Turistët e huaj në Shqipëri paraqiten diversë pasi vijnë nga vende të ndryshme të botës. Në muajin Nëntor na vizituan 10.7% turistë nga Kosova, 10.5% nga Italia, 4.6% nga Gjermania dhe 2.8% nga Mbretëria e Bashkuar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

50% më shumë aksidente në fundvit/ Në rrugë, dita e shtunë si “Black Saturday”. Shkaktarë, shoferët e papërgjegjshëm

Postimi mëparshëm

Shqiptarët bëhen më “mishngrënës”/ Importi regjistroi rekord në vitin 2023. Brazili dhe Greqia, partnerët kryesorë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.