Turizëm

Shqipëria, “bum” netë qëndrimesh/ Kryesojmë Europën me rritjen më të lartë përgjatë 10 muajve

0

Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala e vitit që lamë pas, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Shifrat zyrtare nga “Instituti i Statistikave” bëjnë me dije përmes treguesve të ndryshëm që lidhen si me hyrjet e vizitorëve, ashtu edhe me strukturat akomoduese apo edhe transportin ajror, se turizmi në vitin 2023 ka përjetuar momentin më të mirë historic. Gjatë periudhës Janar-Nëntor janë regjistruar gjithsej 9.5 milion të huaj, të cilët kanë vizituar vendin.

Shifrat e Agjencisë Europiane të Statistikave mbi numrin e fluturimeve sipas vendeve të Europës tregojnë se Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të këtij treguesi për muajin shtator të këtij vit, krahasuar me një vit më parë, por edhe me periudhën para pandemisë, duke kryesuar Europën.

Do vijojmë të mbetemi sërish tek të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, por këtë herë do të flasim për numrin e netë qëndrimeve. Sipas të dhënave, duket se Shqipëria vazhdon të kryesojë Europën edhe sa i përket këtij treguesi. Numri i netë qendrimeve në vendin tonë është rritur me 55.6% sa i përket periudhës Janar-Tetor të vitit 2023, krahasuar më të njetjën periudhë të një viti më parë. Shqipëria renditet e para me rritjen më të lartë, ndërkohë ndiqet nga Malta me një rritje prej 21% dhe Qipro me 20.7%. Mali i Zi renditet në vend të katërt në Europë më rritjen më të lartë përgjatë dhjetë muajve. Nëse do të flinim për vendet e tjera rajonit, grafiku tregon se ato renditen pas Shqipërisë dhe Malit të Zi, me një rritje prej 14.4% për Maqedoninë e Veriut dhe një rritje me 2.1% për Serbinë. Nga ana tjetër, mesatarja e Bashkimit Europian është 6.3%. Pra, në Europë netë qëndrimet në strukturat akomoduese u rritën mesatarisht me 6.3% përgjatë 10 mujave të vitit 2023.

‘Scan Intel’ e ka analizuar këtë tregues edhe përgjatë sezonit, pra në tre muajt klasikë të verës. Përsëri Shqipëria renditet në vend të parë me një rritje të numrit të netë qëndrimeve prej 53.6%, krahasuar me periudhën Qershor-Gusht të vitit 2022. Qipro dhe Maqedonia e Veriut pasojnë renditjen, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian regjistrohet me rënie në 0.1%. Sipas të dhënave, renien më të lartë të numrit të netë qëndrimëve përgjatë verës e ka regjistruar Luksemburgu me 4.9%.

Përgjithësisht vendet e rajonit kanë shënuar rritje të treguesve duke lënë të kuptojmë se turizmi ka performuar mirë përgjatë vitit 2023.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

‘Rrëzohet’ miti i bujarisë për shqiptarët/ Shqipëria në 20 vendet më pak bujare, të fundit në dhurimin e kohës vullnetare

Postimi mëparshëm

Eurostat: Inflacioni e mbyll vitin në 4.5%/ Në dhjetor çmimet u rritën më shumë se në BE, Kosova poshtë mesatares europiane

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.