Turizëm

Sezoni “fatlum” i strukturave akomoduese/ U rritën me 7.6% në vitin 2022, rajoni i qendrës ‘strehoi’ më shumë turistë

0

Numri i lartë i vizitorëve të huaj që zgjodhën vendin tonë për të pushuar ka nxitur sipërmarrësit të investojnë në sektorin e hotelerisë duke rritur kështu numrin e bizneseve që kanë aktivitet kryesor akomodimin.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e “Vjetarit Rajonal Statistikor” për të kuptuar qasjen e secilit qark në Shqipëri përsa i përket hotelerisë dhe kushteve të akomodimit për vendasit dhe të huajt. Analiza merr në shqyrtim të dhënat e vitit 2020 deri në vitin 2022.

Në shifra konkrete, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin funksionuan mesatarisht 1,502 struktura akomoduese, duke konstatuar kështu një rritje me 7.6% krahasimisht me vitin 2020. Por si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit?  Referuar së njëjtës periudhë kohore, pra vitit 2020-2022 qarku me numrin më të lartë të strukturave akomoduese që përfshijnë hotele, motele, kampe, bujtina etj, rezulton të jetë qarku i Tiranës, më pas ai i Vlorës, Shkodrës dhe Durrësit. Ndërkohë, më pak turistë kanë pritur dhe strehuar qarku i Fierit, Kukësit dhe Dibrës, megjithëse ky i fundit regjistron rritjen vjetore më të lartë me 83.3%, krahasuar me vitin 2020.

Nga ana tjetër, përsa  i përket numrit mesatar të  dhomave të disponueshme sipas rajonit, shifrat tregojnë se disponibiliteti më i lartë ka qenë në rajonin e Qendrës me 292,403 dhoma përkatësisht, më pas renditet rajoni i Jugut me  217,200 dhoma dhe rajoni i  Veriut me 185,679 dhoma të disponueshme. Rajoni i Qendrës kryeson mbi dy rajonet e tjera edhe përsa i përket numrit të shtretërve. Numri mesatar i shtretërve të disponueshëm për vizitorë gjatë vitit 2022 në këtë rajon ishte afërsisht 628,000 dhe norma e shfrytëzimit të tyre ishte 20.5%. Krahasuar me rajonin e Veriut dhe Jugut kjo normë regjistrohet si norma më e lartë.

Por si u shfrytëzuan këto dhoma nga turistët qofshin këta të huaj apo edhe vendas? Efektiviteti më i lartë  i menaxhimit dhe zënies së dhomave u arrit në rajonin e Qendrës dhe atë të Jugut, ku janë rezervuar rreth 20% e dhomave në secilin rajon respektivisht. Ndërkohë, në rajonin e Veriut janë pronotuar 16% e dhomave.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Siguria në internet, 1 në 3 biznese ka probleme / Shqipëria më e pasigurta në rajon, viruset shkaktarët kryesorë

Postimi mëparshëm

Ku është më e rrezikshme të jesh shofer? Libani zë vendin e parë, Shqipëria pozicionohet në mes të renditjes

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.