Turizëm

Turizmi, me rritje edhe në vjeshtë/ Në jug u akomoduan 2.1 herë më shumë të huaj se një vit më parë

0

Të dhënat e INSTAT mbi strukturat akomoduese, të cilat i referohen muajit Tetor të vitit aktual, tregojnë se numri i vizitorëve ka ndjekur të njëjtën linjë si në sezonin veror. Konkretisht, në  muajin Tetor  të vitit 2023, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 41.4%, në krahasim me tetorin e vitit të shkuar. Po ta analizojmë sipas tipologjisë, për vizitorët vendas rritja e konstatuar është me 44%, ndërsa për të huajt rritja regjistrohet në 39.3%.

Nga ana tjetër, edhe numri i netë qëndrimeve paraqet një kurbë rritëse, ku rritja e konstatuar është 68.8%, në krahasim me tetorin e vitit 2022. Nëse i analizojmë sipas tipologjisë së vizitorëve shohim se rritja nominale e numrit të netë qëndrimeve nga vendasit ishte 78.9%, ndërsa nga të huajt 62.1%

“Scan Intel” ka përpunuar këto të dhëna për të kuptuar se cila ka qenë tendenca e akomodimit për këto vizitorë. Shifrat raportojnë se vizitorët e huaj kanë preferuar të akomodohen në rajonin e jugut, i cili është zgjedhur nga rreth 16,100 turistë. Ky rajon ka shënuar edhe rritjen më të lartë me 79.7% ose 2.1 herë më shumë.  Nga ana tjetër, në zonat bregdetare janë akomoduar rreth 14,000 turistë të huaj dhe 17,000 vendas. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, ky tregues është rritur me 92.4%.

Në funksion të analizës janë studiuar të dhëna për origjinën e turistëve të huaj të cilët janë akomoduar në vendin tonë përgjatë muajit Tetor. Sipas INSTAT, 10.3% e turistëve janë nga Kosova, 9.4% nga Italia dhe 7.9% nga Gjermania. Më pak turistë nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë zgjedhur që sezonin e vjeshtës ta kalojnë në Shqipëri.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Cili është qarku më “punëtor”? Berati dhe Elbasani, me shkallën më të lartë të punësimit. Lezha e Dibra, rekord papunësie

Postimi mëparshëm

Eksportet i rikthehen rënies dyshifrore/ Bien me 21.8% në Nëntor, lëndët djegëse dhe tekstilet patën kontributin më të lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.