Tregti

Çmimet vijojnë të “tkurrin” tregtinë e jashtme/ Rënie në peshë me 13% në total, për eksportet -25%

0

Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme të publikuara nga “Instituti i Statistikave” për muajin tetor të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet e mallrave janë rritur në vlerë, por kanë rënë peshë. Eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u rritur me 12,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por janë ulur me 0,8 %, në krahasim me një muaj më parë, pra shtatorin e vitit 2022. Nëse do të flisnim në peshë, të dhënat tregojnë se eksportet kanë rënë në volum me 24.8%, krahasuar me tetorin e një viti më parë. Nga ana tjetër, i njejti ndryshim vihet re të ketë ndodhur edhe me importet. Shifrat bëjnë më dije se përgjatë tetorit të këtij viti importet e mallrave arritën vlerën 83 mld lekë, duke u rritur me 8,6%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 5,3%, në krahasim me një muaj më parë. Nga përpunimi i të dhënave del se në total importet dhe eksportet arrijnë vlerën e 121 miliardë lekëve dhe krahasuar me një vit më parë janë rritur me rreth 10%. Po të flasim për peshën e import/eksporteve në total llogariten në 751 mln kilogramë dhe kanë rënë me rreth 13% krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht se nga shifrat importet dhe eksportet rezultojnë me rritje, në volum vihet re një tkurrje e ndjeshme, kjo për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve. MAdje, shifrat tregojnë se, eksportet kanë rënë me plot 24.8% në pesh%, ndërsa importet me vetëm 4.2%. Mbiçmimi i lekut dhe ecuria e kursit të këmbimit, sidomos me euron, duket se vijon t`i japi një goditje produkteve “Made in Albania”, gjë që u vu re edhe gjatë shtatorit.

Nëse i referohemi periudhës dhjetëmujore të dhënat tregojnë se përgjatë kësaj periudhe eksportet e mallrave arritën vlerën 404 mld lekë, duke u rritur me 35,0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 778 mld lekë, duke u rritur me 23,1%, krahasuar me një vit më parë.

Referuar të dhënave sa i përket kontributit gjatë muajit korrik të vitit 2022 në rritjen e eksporteve prej 12% kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me 6,9 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2,8 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 2,3 pikë përqindje. Negativisht ka ndikuar grupi “Materiale ndërtimi dhe metale” me 3,2 pikë përqindje. Nëse do të flasim për importet, në rritjen e tyre prej 8.6% pozitivisht kanë ndikuar kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 5,8 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2,3 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 1,0 pikë përqindje. Nga ana tjetër negativisht kanë ndikuar grupet “Produkte kimike dhe plastike” me 0,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 0,7 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me 0,1 pikë përqindje.

Në muajin tetor të vitit 2022, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrik të vitit të kaluar janë Italia me 20.3%, Gjermania me 34.4% dhe Maqedonia e Veritu me 3.%. Ndërkaq, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Kosova me 13.8%, Spanja me 13.4% dhe Greqia me 16.9%. Nëse do të flasim për importet, Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe me Turqinë me 24.75 dhe me Kinën, 28%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Profili i një emigranti shqiptar/ Mashkull, 25-39 vjeç, i papunë në Shqipëri, i larguar familjarisht, nuk do të khehet më në Atdhe, jeton në Europë

Postimi mëparshëm

Shtatori, rekord turistësh në pesë vitet e fundit/ 39.7% më shumë krahasuar me një vit më parë, rriten edhe netë qëndrimet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.