Turizëm

Shifrat “paralajmërojnë” sezon të mbarë turistik/ Në tre muajt e parë të vitit u regjistruan 1.5 milion hyrje nga të huajt

0

Në tre muajt e parë të vitit numri i të huajve që erdhën në vendin tonë u regjistrua në rreth 1.5 milionë, nga 1 milion që ishin në vitin e kaluar. Pra, kemi një rritje të numrit të të huajve që kanë hyrë në vendin tonë me 43%. Nisur nga shifrat e INSTAT, apo edhe tendenca gjithmonë e në rritje e numrit të vizitorëve dhe hyrjeve në vendin tonë, mund të themi se paralajmërohet një sezon turistik akoma më i mbarë se vitin e kaluar. Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti në territorin e Shqipërisë hynë rreth 565 mijë të huaj.

Të dhënat flasin për afërsisht 1.1 milion hyrje nga shtetas shqiptarë dhe të huaj gjithsej përgjatë muajit mars dhe ky tregues rezulton me rritje në 35.9%, krahasuar me marsin e një viti më parë. Ndërkohë, përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, numri i hyrjeve gjithsej nga shtetas të huaj dhe shqiptarë u regjistrua në 3.1 milionë.

Por çfarë thonë shifrat për daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë? Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” bëjnë me dije se edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë nga territori paraqitet me rritje. Në rast se i analizojmë shifrat edhe me bazë mujore, por edhe me bazë tremujore, shohim se në të dy rastet numri i daljeve gjithsej është më i lartë se numri i hyrjeve gjithsej. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2024, ishin gati 1.2 milionë, duke shënuar një rritje me 39.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars të vitit 2024 janë 604.102. Krahasuar me marsin e viti 2023, ky tregues është rritur me 30.6%.

Përgjatë tre muajve të parë të vitit numri më i lartë i hyrjeve në vendin tonë u regjistrua nga rajoni i Europës dhe më konkretisht peshën më të lartë e mban Europa Jugore.

Në periudhën janar-mars të këtij viti rrtijen më të lartë e patën hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionle me 64%, pasuar nga hyrjet për pushime me 43.3%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tiranë, sa gjoba u vendosën për shoferët? Mesatarisht 973 gjoba në ditë për shkelje të qarkullimit rrugor dhe parkim të gabuar

Postimi mëparshëm

Pse u falsifikuan më pak para’ në vitin 2023?/ Rritja e cilësisë dhe elementëve të sigurisë ulën koeficientin e imitimit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.