Turizëm

Shqipëria mikpriti turistë edhe në dimër/ Strukturat akomoduese patën rreth 42% më shumë vizitorë të huaj

0

Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin janar të këtij viti përforcojnë edhe njëherë rekordet e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se numri i vizitorëve gjithsej gjatë muajit janar të këtij viti ishte 96,256 duke shënuar rekord krahasuar me numrin e vizitorëve të regjistuar në të njëjtin muaj të 7 viteve të fundit. Ndërkohë, krahasuar me janarin e një viti më parë, shohim se këtë vit u regjistruan 27.1% më shumë vizitorë. Nga ana tjetër, numri i netë qëndrimeve gjithsej ishte 169,714 ose 49.4% më shumë krahasuar me janarin e vitit 2023.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe numrin e vizitorëve dhe netë qëndrimeve sipas tipologjisë së tyre. Sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” në strukturat akomoduese u regjistruan rreth 49,248 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje me 42.3%, krahasuar me vitin paraardhës,

Po ashtu edhe netë qëndrimet nga vizitorët e huaj gjatë muajit janar të këtij viti u rritën me 69.3%, krahasuar me një vit më parë. Numri i tyre u regjistrua në afërsisht 95,000. Përsa i përket netë qëndrimeve nga vendasit numri është më i ulët, pasi në muajin janar në strukturat akomoduese qëndruan 74,949 vizitorë vendas ose 24.6% më pak se të huajt.

Përsa i përket origjinës së turistëve që na vizituan gjatë muajit janar, shifrat tregojnë se peshën më të madhe e zënë vizitorët nga Kosova me 14.3% dhe vizitorët nga Italia me 13.3%. Pjesa tjetër shpërndahet mes vizitorëve nga Gjermania, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët kanë qenë më të paktë në numër.

Theksojmë se duke filluar nga muaji janar 2024, të dhënat e Anketës së Strukturave Akomoduese janë mbledhur nëpërmjet vrojtimit tërësor pranë këtyre strukturave përkundrejt vrojtimit me kampionim që përdorej në vitet paraardhëse. Këto të dhëna janë grumbulluar, prodhuar dhe publikuar për të
gjitha strukturat akomoduese pjesë e Regjistrit Statitistikor të Ndërmarrjeve të vitit 2023

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni barazon mesataren e BE-së/ Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon

Postimi mëparshëm

Si ndryshoi tregu i punës në Europë? Shqipëria mes vendeve me rritje, regjistron normë punësimi më të lartë se Serbia

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.