Turizëm

Muaji shkurt solli 55% më shumë të huaj se vjet/ INSTAT: Dominojnë turistët nga Europa Jugore

0

Të dhënat nga INSTAT flasin për afërsisht 480 mijë të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë muajit shkurt të këtij viti, duke shënuar një rritje me 55%, krahasuar më një vit më parë. Kjo shifër padyshim që reflekton një fillim të mbarë të vitit sa i përket ecurisë së turizmit. Ndëkohë, gjithsej numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në vendin tonë arriti në rreth 981 mijë. Në shkurt të këtij viti, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është në rreth 500 mijë. Pra, nga të dhënat shohim se përgjatë shkurtit më shumë kanë hyrë shqiptarë se të huaj. Numri i hyrjeve gjithej u rrit me 41%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për periudhën janar-shkurt të vitit 2024, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar janë rreth 1.5 mln. Ky tregues rezulton me një rritje prej 31.6%.

Por sa është numri i shqiptarëve që dolën nga territori i shqipërisë për muajin shkurt të vitit aktual? Referuar shifrave numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria është rreth 507 mijë, duke u rritur me 30%, krahasuar me vitin e mëparshëm. Ndërkohë, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë janë rreth 1 milion, duke shënuar një rritje me 44.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shkurt 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 459,700 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 8,147 dhe 2,979 shtetas. Pra, edhe në këtë muaj rajoni që vizitoi më shumë vendin tonë ishte rajoni i Europës, kryesisht dominuan hyrjet nga Europa Jugore dhe Perëndimore.

Sa i përket hyrjeve të shtetasve të huaj sipas qëllimit shohim se vizitat për qëllime personale dhe kryesisht ato për pushime dominojnë. Vizitat për pushime u rritën me 56%, krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, vizitat për qëllime fetare paraqiten më rënie me 18.9% në shkurt të vitit 2024, krahasuar me një vit më parë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Si ndryshoi harta e importeve me krizën? Italia mbetet partneri i parë i Shqipërisë, Koreja e Jugut futet në “top 10”

Postimi mëparshëm

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth $460 për frymë, tregu në vendin tonë vlen $1.3 mld

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.