Turizëm

Gjeografia e turistëve të huaj gjatë vitit 2023/ Erdhën rreth 10.1 milionë të huaj, pjesa më e madhe nga Europa Jugore dhe Perëndimore

0

Publikimi më i fundit mbi lëvizjet e shtetasve nga “Instituti i Statistikave” na ndihmon të kemi tani më një panoramë të qartë të numrit të të huajve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2023. Të dhënat flasin për afërsisht 10.2 milionë të huaj, duke shënuar një rritje me 34.6%, krahasuar më një vit më parë. Kjo shifër padyshim që reflekton një rekord historik të padiskutueshëm. Ndëkohë, vetëm në dhjetor, Shqipërinë e vizituan 616 mjë të huaj. Përgjatë një viti, hyrjet gjithsej nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj u regjistuan në 17.1 milion, ku 6.9 milionë ishin hyrje nga vendasit.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim vetëm për muajin dhjetor të vitit 2023, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar janë rreth 1.5 mln. Ky tregues rezulton me një rritje 41.1%, krahasuar me Dhjetorin e vitit 2022.

Por sa është numri i shqiptarëve që dolën nga territori i shqipërisë për vitin 2023? Referuar shifrave numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2023 është 6.9 milionë, duke u rritur 17.5%, krahasuar me vitin e mëparshëm. Ndërkohë, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë vetëm gjatë muajit Dhjetor 2023, janë 1.1 mln, duke shënuar një rritje me 7.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Dhjetor të vitit 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 571,348 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 9,845 dhe 2,617 shtetas. Edhe përgjatë të gjithë vitit 2023, rajoni që vizitoi më shumë vendin tonë ishte rajoni i Europës, me rreth 9.7 milionë hyrje, ku kryesisht dominuan hyrjet nga Europa Jugore dhe Perëndimore.

Sa i përket hyrjeve të shtetasve të huaj sipas qëllimit shohim se vizitat për qëllime personale dhe kryesisht ato për pushime dominojnë. Vizitat për pushime u rritën me 35%, krahasuar me vitin 2022. Ndërkohë, vizitat për trajtime shëndetësore dhe ato për qëllime fetare paraqiten më rënie në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Indeksi i lirisë, Shqipëria “në vend numëro”/ Asnjë ndryshim në renditje, ‘stonojmë’ në funksionimin e sistemit ligjor

Postimi mëparshëm

Fuqia Ushtarake, ku renditet Shqipëria? Raporti i “Global Firepower”: E 90-ta në botë, përmirësohemi lehtë në pikëzim

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.