Turizëm

Çmimet e larta “trembën” turistët e huaj në 2023/ Pavarësisht numrit të lartë qëndruan mesatarisht 2.8 netë në strukturat akomoduese

0

Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin dhejtor na japin tanimë një panoramë më të qartë sa i përket të gjithë vitit 2023. Edhe një herë tjetër shifrat flasin për rekorde të turizmit përgjatë vitit që  lamë pas. Numri i vizitorëve gjithsej gjatë gjithë vitit u regjistrua në 2.3 milionë, nga 1.5 milionë që ishte përgjatë vitit 2022. Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, rritja vjetore e numrit të vizitorëve në vitin 2023 regjistrohet në 48.8%. Numri i vizitorëve të cilët u akomoduan në struktura ka kulmuar përgjatë verës duke konfirmuar kështu suksesin e sezonit.

Nga ana tjetër, edhe numri i netë qëndrimeve në strukturat akomoduese paraqitet pozitiv. Përgjatë gjithë vitit 2023 në vendin tonë u regjistruan rreth 6 milionë netë qëndrime, nga rreth 3.8 milionë në vitin 2022. Rritja vjetore e këtij treguesi shënohet në 56.8%.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe numrin e vizitorëve të huaj dhe netë qëndrimeve të tyre. Sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” në strukturat akomoduese u regjistruan rreth 1.4 milionë vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje me 59%, krahasuar me vitin 2022.

Po ashtu edhe netë qëndrimet nga vizitorët e huaj u rritën me 56.8% përgjatë vitit 2023, krahasuar me një vit më parë. Numri i tyre u regjistrua në afërsisht 3.9 milionë, ndërkohë që në vitin 2022 numëroheshin 2.54 milionë netë qëndrime nga të huajt.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, del se në vitin 2023 një i huaj ka qëndruar në një nga strukturat akomoduese rreth 2.8 netë. Pra, pavarësisht nga numri i lartë duket se turistët e huaj kanë ardhur, por kanë qëndruar pak.

Sa i përket muajit dhjetor të vitit që lamë pas, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 47.9%, në krahasim me dhjetorin e vitit 2022, ndërkohë numri i netë qëndrimeve u rrit me 67.5%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tregtia me rajonin, në “ngërç” Bien eksportet me të gjitha vendet, përveç Bosnje-Hercegovinës

Postimi mëparshëm

Analiza, impakti ekonomik i Turqisë në Shqipëri/ Rreth 1 miliard dollarë shkëmbime tregtare, investitori i tretë më i madh

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.