Turizëm

Udhëtimet për pushime rriten me 93%/ Në Tetor të këtij viti Shqipërinë e vizituan rreth 700 mijë të huaj

0

Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, për muajin Tetor të këtij viti reflektojnë një rritje të këtij treguesi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet gjithsej janë rritur me 66.6% duke arritur vlerën 1,256,554 shtetas, përfshirë shtetasit shqiptarë dhe ato të huaj.

Kjo situatë është favorizuar dhe nga sezoni i suksesshëm turistik përgjatë këtij viti duke na lënë të kuptojmë se shifrat pozitve kanë vijuar përtej verës. Konkretisht, hyrjet e shtetasve shqiptarë për këtë periudhë arrijnë vlerën 564 mijë ndërkohë që numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 691 mijë. Sipas llogaritjeve konstatojmë se rritjet sipas llojit të hyrjeve janë 45.2% dhe 89.4%, krahasuar me muajin Tetor të vitit 2022.

Nga ana tjetër, “Scan Intel” ka analizuar edhe të dhënat e daljeve qoftë për shtetasit shqiptarë dhe ato të huaj. Përkatësisht daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2023 janë 557 mijë, ndërsa daljet e të huajve janë 664 mijë. Kjo rritje përllogaritet 13.5% dhe 32.5% respektivisht.

Edhe në terma dhjetëmujore levizjet e shtetasve paraqiten në rritje. Gjatë dhjetëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 8.9 milion dhe kjo shifër është rritur me 32.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Sa i përket daljeve të shtetasve shqiptarë nga territori gjatë muajit Tetor 2023, janë 644,745 dhe janë rritur me 81.1%.

Në Tetor të vitit 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 660,057 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 16,495 dhe 8,355 shtetas.

Sa i përket hyrjeve të shtetasve të huaj sipas qëllimit, rritjen më të lartë në tetor e kanë patur hyrjet për qëllime pushimi ose vizita tek të afërmit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ku i dërgojmë objektet kulturore? Destinacionet kryesore, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova

Postimi mëparshëm

Lejet e ndërtimit “ankorohen” në Durrës/ Më shumë në tremujorin e tretë. Tre qarqe përfaqësojnë 74% të totalit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.