Turizëm

Turizmi “nuk di të përmbahet”! Konfirmohet rekord i ri në korrik, rreth 1.2 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese

0

Sërish konfirohet një rekord i ri në turizëm sipas të dhënave të ‘Institutit të Statistikave’ mbi strukturat akomoduese. Numri i vizitorëve në korrik të këtij viti regjistrohet në 387,230 duke shënuar një rritje prej 39%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Nëse i analizojmë sipas tipologjisë vihet re se rritjen më të madhe e kanë regjistruar turistët vendas me 45.3% dhe në numër janë rreth 151 mijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, turistët e huaj janë rritur me 35.2% dhe gjithsej janë rreth 237 mijë. Të dhënat edhe për muajin Korrik në mënyrë të përsëritur flasin për një rekord si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të numrit të netë qëndrimeve, nëse do ta krahasonim me të njejtin muaj të viteve të kaluara.

Sa i përket rajonit ku janë akomoduar duket se në Korrik rajoni i qendrës ka qenë më i preferuari. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 70.5%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 24.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 48.2%, krahasuar me Korrikun e një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rritje deri në 60.9%. Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin Korrik të vitit 2023 është regjistruar në rreth 1.2 milion, ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar rreth 410 mijë netë qëndrime nga vizitorë të vendas, dhe 777 mijë netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rritur me 42.3%. Shifrat vazhdojnë të kofirmojnë rekorde edhe për numrin e netë qëndrimeve Të dhënat që nga viti 2018-të tregojnë se numri i netë qëndrimeve për Korrikun e këtij viti ka prekur rekord, krahasuar me të njejtin muaj të 6-të viteve më parë.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 73.4%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 32.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44.8%, kundrejt 38.6% që ishte në muajin Korrik të vitit 2022.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin Korrik të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 12.8%, Polonia me 8.6%, Italia me 7.3%, Gjermania me 5.2% dhe Maqedonia e Veriut me 2.5%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Zhvlerësimi i euros ‘gropos’ eksportet/ Në gusht rënia rreth 22%, edhe importet në të njejtën trajektore

Postimi mëparshëm

Inflacioni sipas Eurostat, në 4.7%/ Rreth 1.2 pikë përqindje larg mesatares së Bashkimit Europian për muajin gusht

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.