Turizëm

Turizmi e nisi vitin me “këmbë të mbarë” / 68% më shumë të huaj nëpër hotele në janar

0

Strukturat akomoduese duket se e kanë nisur mbarë vitin 2023 referuar të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Sipas shifrave është rritur si numri i vizitorëve ashtu edhe numri i netë qëndrimeve, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Në janar janë regjistruar gjithsej 75,741 vizitorë. Kjo shifër është jo vetëm më e lartë se janari i vitit 2022 dhe 2021, por ka tejkaluar edhe janarin e vitit 2019-të, i cili regjistronte rreth 36 mijë vizitorë gjithsej. Po t’i analizojmë sipas tipologjisë së tyre, numri i turistëve vendas për muajin janar ka pësuar rritje me 4.5%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 41 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në rreth 34 mijë dhe rritja vjetore është 67.9%

Sipas rajonit, numri i vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë, me 2,3 herë, ndërkohë në  zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 77.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 1.3%, krahasuar me të njetjën periudhe të një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rënie . Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin janar të vitit 2023 është regjistruar në 113,635,  ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar 57,670 netë qëndrime nga vizitorë të vendas, të cilat kanë rënë me 4.3% dhe 55,965 netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rrtiur me 7.8%.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë, me 40.4%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 41.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin janar të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 9.5%, Italia me 8.8%, Gjermania me 2.7% Anglia me 2.4% dhe Turqia me 1.6%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tregtia e jashtme zbret me “këmbë në tokë”/ Shifrat “zhvishen” nga inflacioni, eksportet dhe importet në shkurt u rritën me vetëm 2.8% dhe 1.1%

Postimi mëparshëm

Shqiptarët janë bërë më të lumtur! Por, sipas “Raportit Global të Lumturisë 2022”, mbetemi vendi i parafundit në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.