Raporte

Shqiptarët janë bërë më të lumtur! Por, sipas “Raportit Global të Lumturisë 2022”, mbetemi vendi i parafundit në rajon

0

“Raporti Global i Lumturisë 2023” e rendit Shqipërinë në vend të 83 mes 109 vendeve në total të marra në analizë, duke shënuar kështu për këtë edicion një përmirësim me 7 pozicione. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar Shqipëria renditej në vend të 90-të dhe vlerësohej me 5,199 pikë, ndërkohë për këtë vit vendi ynë jo vetëm është përmirësuar në renditje, por është rritur edhe në pikëzim, duke u vlerësuar me 5,277 pikë. Theksojmë se raporti i referohet periudhës 2020-2022. “Raporti Global i Lumturisë” është një publikim me periodicitet një vjeçar, i financuar dhe mbështetur nga “Organizata e Kombeve të Bashkuara”. Ky raport merr në konsideratë faktorë si Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, perceptimi i korrupsionit, mbështetja sociale, lirinë për të bërë zgjedhje, bujarinë apo edhe jetëgjatësinë.

Pavarësisht përmirësimit vjetor që ka regjistruar Shqipëria, përsëri mbetemi dobët në këtë indeks nëse do ta krahasonim me vendet më të lumtura në botë apo edhe me vendet e rajonit. Shqipëria renditet e parafundit në rajon, ndërkohë që në fund renditet Maqedonia e Veriut, në vend të 87-të, e vlerësuar me 5,254 pikë. Sipas të dhënave të raportit vendi më i lumtur në rajon është Kosova, duke u renditur në vend të 34-tët në botë, megjithatë krahasuar me vitin e kaluar ka rënë me dy pozicione dhe gjithashtu ka regjistruar rënie edhe në pikëzim. Kosova ruan pozicion më të mirë në këtë indeks karahasuar edhe me disa vende të Bashkimit Europian si Malta, Polonia apo Letonia. Vendi i dytë në rajon i renditur pas Kosovës është Serbia. Serbia pozicionohet në vend të 45-të dhe velerësohet me 6,144 pikë. Vijon në renditje Mali i Zi në vend të 67-të dhe pasohet nga Bosnje Hecegovina në vend të 71.

Në nivel global ndërkohë, vendin e parë vijon ta mbajë Finlanda edhe për këtë edicion duke u vlerësuar me 7,804 pikë. Danimarka konfirmon vendin e dytë si shteti më i lumtur në botë, ndërkohë që në vend të tretë gjejmë Islandën. Nga kjo renditje shohim se tre vendet e para janë të pandryshuara. Nigeria, Paksitani dhe Gana ndërkohë janë vendet më të palumtura në botë.

“Raporti Global i Lumturisë 2023”, Shqipëria

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Turizmi e nisi vitin me “këmbë të mbarë” / 68% më shumë të huaj nëpër hotele në janar

Postimi mëparshëm

Ushqimet shqiptare, rekord historik eksportesh/ Shifrat e shkurtit, Italia blen 1/3-tën e totalit. Peshku, “mbreti” i “Made in Albania”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.