Çmimet

Eurostat: Inflacioni e mbyll vitin në 4.5%/ Në dhjetor çmimet u rritën më shumë se në BE, Kosova poshtë mesatares europiane

0

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Dhjetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, fiksohet në 4.5%, ndërkohë që sipas metodës së Instat, po për të njejtin muaj fiksohej në 4%. Rikujtojmë se edhe në muajin Nëntor ky tregues regjistrohej po në 4.5%. Ndërkohë, rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2023 është 5.3%.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 4.5% në Dhjetor rezulton të ketë kaluar normën e inflacionit në Bashkimin Europian. Mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për muajin Dhjetor regjistrohet në 3.4%. Turqia dhe Çekia vijojnë dhe për këtë muaj të raportohen si vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 64.9% dhe 7.6% përkatësisht, pasuar nga Serbia me 7.5%. Nëse do të flisnim për vendet e rajonit, të dhënat tregojn se Maqedonia e Veriut dhe Kosova regjistrojnë një normë të rritjes së çmimeve prej 3.8% dhe 2.3%. Shifrat tregojnë se Kosova renditet poshtë mesatares së Bashkimit Europian. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Danimarka dhe Belgjika me 0.4% dhe 0.5%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 7.6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6.7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 4.2% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.7%, “Veshje dhe këpucë” me 2.9%, “Shëndeti” me 1.3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.1% dhe “Komunikimi” me 0.3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2.2%.

Sa i përket ndikimit të grupeve, kontributin kryesor e ka patur grupi i ushqimeve me 2.53 pikë përqindje. Ndikim negative ka patur vetëm grupi i transportit me 0.19 pikë përqindje.

Në muajin Dhjetor, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.4%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.2%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1.1%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.5%, “Veshje dhe këpucë” me 0.4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0.2% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1.4%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0.1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria, “bum” netë qëndrimesh/ Kryesojmë Europën me rritjen më të lartë përgjatë 10 muajve

Postimi mëparshëm

Analiza e tregtisë së jashtme për vitin 2023/ Eksportet “tkurren” me 9.5%, nënçmimi i euros “fajtori” kryesor

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.