Transport

Tiranë, sa gjoba u vendosën për shoferët? Mesatarisht 973 gjoba në ditë për shkelje të qarkullimit rrugor dhe parkim të gabuar

0

Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara nga Bashkia Tiranë, rezulton se vetëm në tremujorin e parë të vitit 2024 janë vendosur gjithsej 87,565 gjoba të qarkullimit rrugor në njësitë administrative në Tiranë. Në terma realë gjobat e vendosura në muajin janar të këtij viti ishin 43,237, në muajin shkurt u vendosën 39,855 gjoba dhe në mars 4,473 gjoba gjithsej. Pra nga një përllogaritje e thjeshtë del se mesatarisht u vendosën 973 gjoba në ditë për shkelje të qarkullimit rrugor dhe parkim të gabuar.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar se në cilat lagje të Tiranës janë gjobitur më shumë drejtuesit e automjeteve. Sipas shifrave rezulton se numri më i lartë i gjobave është vendosur në zonën e ”Tiranës së Re” me afro 4,300 gjoba gjithsej, ku sipas periudhës rezulton se në muajin janar u vendosën 1,680 gjoba, në shkurt 24% më pak se në janar dhe në mars 6% më shumë se në shkurt. Në radhë ndjek zona e ”21-Dhjetorit” me afro 2,500 gjoba të vendosura vetëm në tre muajt e parë të vitit, ku numri më i lartë i gjobave është vendosur në muajin janar, ndërsa në muajit pasardhës ky numër shfaqet më i reduktuar.

Zonat ”Qytet Studenti”, “Kinostudio” dhe ” Ish Kinema 17 Nëntori” po ashtu rezultojnë me një numër të lartë gjobash të qarkullimit rrugor gjatë periudhës janar- mars 2024. Në zonën e ”Qytet Studentit” janë vendosur gjithsej 1,980, në zonën e ”Ish Kinemasë 17 Nëntori” janë vendosur 1,277 gjoba në vetëm 3 muaj, ndërsa në zonën e ”Kombinatit” janë gjobitur 1,250 drejtues automjetesh.  Ndërkohë, në zonat si : “Kombinat “, Myslym Shyr” dhe “Selvia” janë vendosur më pak  gjoba.  Numri i tyre varion nga 955 gjoba të vendosura në zonën “Selvia” dhe 98 gjoba të vendosura në  zonën e “Kombinatit”. Në të kundërt, në zonën e  Farkës, numri i  gjobave të vendosur në këto tre muaj është thuajse i papërfillshëm në krahasim me totalin. Në Farkë u gjobitën  vetëm 19 drejtues automjetesh.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët po përdorin më shumë kakao?! Importi i këtij produkti në mars, shumë pranë rekordit historik

Postimi mëparshëm

Shifrat “paralajmërojnë” sezon të mbarë turistik/ Në tre muajt e parë të vitit u regjistruan 1.5 milion hyrje nga të huajt

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.