Raporte

Sa influencë ka Kina në Shqipëri? Renditemi ndër të fundit, ndikimi më i dobët në fusha si politika e jashtme dhe ajo e brendshme

0

“Doublethink Lab” dhe rrjeti “China In The World” kanë publikuar së fundmi “Indeksin e Kinës, 2022”, projektin e parë ndërrajonal për të matur dhe vizualizuar në mënyrë objektive ndikimin dhe influencën ekonomike që ka Kina në 82 vende të ndryshme të botës. Ky botim e mat ndikimin e Kinës në këto vende bazuar në nëntë fusha kryesore si: Akademia, Politika e Brendshme, Ekonomia, Politika e Jashtme, Zbatimi i Ligjit, Media, Ushtria, Shoqëria dhe Teknologjia.

Në këtë raport bën pjesë edhe Shqipëria e renditur në indeksin e përgjithshëm në vend të 80-të mes 82 vendeve në total. Pra sipas vlerësimeve, vendi ynë është renditur si vendi më pak i ndikuar nga influenca e Kinës. Nëse i marrim fushat kryesore ne analizë, të dhënat tregojnë se renditjen më të mirë Shqipëria e ka sa i përket ndikimit në fusha si media dhe ekonomia, në vend të 37-të dhe 57-të respektivisht. Ndërkohë, renditjen më negative e mbajmë sa i përket politikë së jashtme dhe asaj të brendshme.

Nëse në këtë indeks do të fokusohemi në renditjen e vendeve të rajonit të dhënat tregojnë se Serbia është e para në rajon dhe në vend të 34 në renditjen totale. Bosnje Hercegovina renditet në vend të 70-të, ndërsa Mali i Zi në vend të 77-të. E fundit në këtë renditje gjejmë Maqedoninë e Veriut në vend të 81.

Të dhënat e raportit tregojnë se që nga nëntori 2022, Pakistani, Kamboxhia dhe Singapori renditen si më të ekspozuarat ndaj ndikimit të Kinës. Paraguai, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria renditen si më pak të ndikuarat. Globalisht, ndikimi i Kinës vlerësohet të jetë më i spikatur në fushat e teknologjisë, politikës së jashtme dhe politikës së brendshme, dhe më i dobët në ato të ushtrisë dhe ato sociale.

Indeksi i Kinës, 2022

Indeksi i Kinës, 2022

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni “zbutet”, por jo për ushqimet/ Prekin rekord historik, 15.3% më të shtrenjta se një vit më parë

Postimi mëparshëm

Turistët shpenzuan 1 mld euro gjatë verës/ Rekord absolut për vendin, 35% më shumë se rekordi i mëparshëm. Mbi 2 mld euro në 9 muaj

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.