Raporte

Shqiptarët orientohen drejt gjuhës angleze/ Në testim morën pikë më të larta se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës

0

Tranzicioni gjuhësor në Shqipëri, nga gjuha italiane në gjuhën angleze, reflekton një transformim të shoqërisë dhe kulturës shqiptare në epokën e globalizmit. Në dekadat e fundit ka ndodhur një ndryshim perceptues në preferencën gjuhësore të shqiptarëve kjo për shkak të rritjes së lidhjeve globale që ka sjellë nevojën për njohuri të gjuhëve të huaja, veçanërisht gjuhës angleze, si një gjuhë ndërkombëtare dhe një mjet për komunikim e bashkëpunim me vendet e tjera të botës.

Ky ndryshim vjen edhe për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe internetit, i cili ka bërë që informacioni dhe burimet e dijes të jenë më të arritshme në gjuhën angleze. Kjo ka shtyrë shqiptarët të mësojnë dhe përdorin gjuhën angleze më shpesh.

Sipas një studimi të EF EPI, mbi aftësitë e përdorimit dhe njohjes së gjuhës angleze, Shqipëria ka shfaqur një përmirësim të vlerësimit nga 523 pikë në vitin 2022 në 533 pikë në vitin 2023, duke u renditur kështu në vendin e 39-të. Po ashtu Shqipëria vlerësohet të jetë përmirësuar me 10 pikë. Sipas tabelës së pikëve, vlerësimi më i ulët konsiston në intervalin 1-199 pikë, ndërsa vlerësimi më i lartë i përket intervalit 700-800 pikë. Shqipëria bën pjesë në intervalin 500- 549 pikë, të cilat tregojnë për një nivel B2 të pjesëmarrësve që i janë nënshtruar testimit. Theksojmë se pikëzimi dhe rankimi i shteteve bazohet në të dhënat e 2.2 milionë të testuarve në mbarë botën për provimin kombëtar të gjuhës angleze ( EF EPI).

Nëse krahasojmë njohuritë e përvetësuara nga pjesëmarrësit shqiptarë, shifrat tregojnë se ato janë njohës më të mirë të gjuhës angeleze se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës. Nga ana tjetër, pjesëmarrësit nga shtetet si Hollanda, Austria dhe Danimarka kanë siguruar pikët më të larta në testim duke e pozicionuar kështu Hollandën në vendin e parë me 647 pikë.  Austria ka grumbulluar  616 pikë dhe Danimarka 615 pikë. Po ashtu, kanë patur një performancë dinjitoze edhe të testuarit me origjinë nga Suedia, Singapori dhe Afrika e Jugut të cilët janë pjesë e 10 shteteve me rezultatet më të larta në testimin e gjuhës angleze.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria, vendi më i palumtur në rajon/ Raporti Global i Lumturisë: Renditemi të 87-tët në botë, Kosova e 29-ta

Postimi mëparshëm

Çfarë bleu Kosova nga Shqipëria? Produktet kryesore të importit, giza dhe çeliku

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.