Raporte

Tirana, më e shtrenjta në rajon/ Mercer: Ka kosto më të larta jetese se Beogradi, Shkupi dhe Sarajeva

0

Tirana renditet në vend të 153-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2023. Renditja e këtij viti përfshin 227 qytete në pesë kontinente dhe mat koston e jetesës të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, mallrat shtëpiake dhe argëtimin. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është ngjitur me tetë pozicione nga viti i kaluar. Renditja fillon nga vendi më i shtrenjtë në vendin më pak të shtrenjtë.

Krahasuar me vendet e rajonit të cilat janë pjesë e renditjes në këtë indeks duket se Tirana është vendi me kostot më të larta të jetesës. Beogradi renditet i dyti në rajon pas Tiranës, si qytet më i lirë, i pozicionuar në vend të 175-të. Ndjek Shkupi në vend të 200-të dhe me kostot më të lira në rajon rezulton Bosnje Hercegovina. Sipas të dhënave të raportit Sarajeva është renditur në vend të 203-të për vitin 2023. Mali i Zi dhe Kosova nuk janë pjesë e këtij indeksi.

Hong Kongu, Singapori dhe Zyrihu janë qytetet më të shtrenjta për punonjësit e huaj këtë vit tregojnë të dhënat e raportit, ndërkohë qytetet në Pakistan dhe Kubë rezultojnë si më të lirat.

Sipas raportit nivelet e borxhit midis shumë vendeve mbeten të larta dhe inflacioni bazë nuk ka arritur ende të normalizohet. Po ashtu edhe luhatjet e kursit të këmbimit po ndikojnë drejtpërdrejt në pagat dhe kursimet e punonjësve që punojnë në vende të huaja duke rritur kështu gradualisht kostot e jetesës.

Në këtë indeks, por edhe në indekse të tilla të ngjashme përdoren si njësi matëse dhe vlerësuese për koston e jetesës të huajt, pasi janë më të ftohtë në vlerësim.

Indeksi i Kostove të Jetesës, 2023

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online/ Barometri i Ballkanit: Rreth 20% tregtojnë mallra online gati çdo ditë

Postimi mëparshëm

Inflacioni, niveli më i ulët që nga nisja e krizës/ Pranë 4.2% në Korrik, ngadalësohen edhe ushqimet, por argëtimi thyen rekord

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.