ShëndetësiShqipëria 360°

Në Shqipëri, 11.9% e pacientëve trajtohen për diabet/ Durrësi dhe Fieri me normën më të lartë, Dibra dhe Korça më pak të prekura

0

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, 14 Nëntor 2023 ,”Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT për individët e prekur nga kjo sëmundje për të parë se si ka qenë tendenca mes qarqeve të ndryshme. Vdekjet nga grupsëmundjet “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” kryesisht shkaktojnë numrin më të lartë të vdekjeve. Disa probleme shëndetësore kronike si hipertensioni dhe diabeti, megjithëse klasifikohen si sëmundje, mund të konsiderohen edhe si faktorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Sipas shifrave për vitin 2021, të shkëputura nga vjetari rajonal statistikor, Durrësi është qarku me normën më të lartë të pacientëve kronikë të trajtuar për Diabet me 14,9%, ndjekur nga qarku i Fierit me 14.6% dhe ai Gjrokastrës me 12.4%. Ndërkohë, edhe Elbasani e Berati duket se janë mes qarqeve të prekura ku përkatësisht janë trajtuar 12.2% dhe 12.1% të pacientëve me diabet. Më pak të riskuar janë paraqitur qarqet si Shkodra, Korça dhe Dibra me 10.5%, 10.4% dhe 9.7% respektivisht.

Sipas INSTAT, bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim në vitin 2021, 11.9% e pacientëve janë trajtuar për Diabet Mellitus dhe 35.3 % e tyre për Hipertension Arterial.

Diabeti Mellitus apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës në gjak, për arsye se organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë ose prodhimi është i pamjaftueshëm. Organizata Botërore e Shëndetit pohon se kjo sëmundje prek rreth 5% të popullsisë së botës dhe se numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje. OBSH gjithashtu parashikon se në 10 vitet e ardhshme kjo sëmundje do të rezultojë fatale për 50% të popullsisë pasi çdo vit diabeti shkakton 5% të vdekjeve globale.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lindjet bien sërish në tremujorin e tretë/ Rreth 7.4% më pak, Kukësi dhe Shkodra regjistrojnë rënien më të lartë

Postimi mëparshëm

Mbrojtja sociale, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Shpenzimet buxhetore në vend sa 12.8% të PBB-së, në BE pesha rreth 28.7%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.