Shëndetësi

Më pak fatalitete nga shkaqet natyrale/ Instat: Rritet pesha e vetëvrasjeve dhe aksidenteve në humbjet e jetëve.

0

Të dhënat demografike të publikuara nga INSTAT për vitin 2022, flasin për  një rënie të numrit total të fatalitetve në vendin tonë. Numri i humbjeve gjatë vitit të kaluar ishte rreth 24,000, duke konstatuar kështu një rënie prej 21.3%, krahasuar me vitin 2021. Përkatësisht rreth 13,000 meshkuj dhe 11,000 femra kanë humbur jetën një vit më parë dhe grupmoshat i përkasin intervalit 74 deri në 85+ vjeç, të cilat përbëjnë mesatarisht 77% të fataliteteve totale.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat zyrtare nga INSTAT rreth shkaqeve të fataliteteve, ku kryesoret renditen ato natyrale dhe aksidentet. Rikujtojmë se me termin “Shkak të fataliteteve” do të kuptojmë sëmundjen ose simptomën që ka kontribuar në humbjen e jetëve, si dhe rrethanat e aksidentit që kanë shkaktuar këto trauma. Sipas shifrave, vihet re se nga totali i humbjes së jetëve të regjistruara, 97% ndodhin për shkaqe natyrale, 2% si pasojë e aksidenteve dhe 0.8% nga vetëvrasjet.

Por, si kanë ndryshuar shkaqet e këtyre fataliteteve nga viti 2022 në vitin 2021? Ajo që vihet re është se fatalitetet që shkaktohen nga shkaqet natyrale kanë rënë me 0.3 pikë përqindje, ndërkohë që janë rritur rastet e fataliteteve që janë shkaktuar nga aksidentet dhe vetëvrasjet.

Më konkretisht, pesha e fataliteteve nga aksidentet është rritur me 0.2 pikë përqindje, ndërkohë pesha e fataliteteve nga vetëvrasjet është rritur me 0.1 pikë. Nga ana tjetër, fatalitetet e shkaktuara nga vrasjet nuk kanë pësuar ndryshim, ato mbeten në nivelin e 0.2% të fataliteteve gjithsej.

Në vitin 2022, numri i vdekjeve foshnjore është 161. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rret lindjes (perinatale)” me 52.8% dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 21.1% të vdekjeve gjithsej të regjistruara të kësaj grupmoshe

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në Shqipëri ‘shtëpia plot’, por jetojmë ngushtë/ Eurostat: Jemi të dytët në Europë me numrin më të ulët të dhomave për person

Postimi mëparshëm

Të rinjtë në vend, sa punojnë gjatë arsimit? Instat: Rreth 44% e të rinjve gjithsej janë edhe në punë edhe në shkollë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.