Popullsia

Lindjet bien sërish në tremujorin e tretë/ Rreth 7.4% më pak, Kukësi dhe Shkodra regjistrojnë rënien më të lartë

0

Lindjet sërish konfirmojnë rënie edhe në tremujorin e tretë të këtij viti tregojnë të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”. Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2023 është 6,070, duke shënuar një rënie me 7.4%, krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar. Ndërkohë, lindjet kanë shënuar rritje nëse e krahasojmë me tremujorin e dytë të këtij viti, i cili regjistronte 5,119 të tilla. Nga ana tjetër, lajmi i mirë është se shtesa natyrore paraqitet pozitive me 1.066 lindje më shumë se sa vdekje.

Në tremujorin e tretë 2023, vetëm një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë rënie, në krahasim me tremujorin e tretë 2022. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2,233 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 115 lindje. Rritje të lindjeve në përqindje gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2022 e ka vetëm qarku i Gjirokastrës me 19.8%, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Kukësit me 30.8%, pasuar nga Shkodra me 16.5% dhe Elbasani me 15.5%.

Nga ana tjetër, nëse rikthehemi te shtesa natyrore e popullsisë, të dhënat tregojnë se në tremujorin e tretë 2023, gjashtë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë është negative. Në tremujorin e tretë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 913 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 132 vdekje më shumë se sa lindje.

Paralelisht me numrin e lindjeve ka rënë edhe numri i fatalitetve me 7.8% përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti dhe llogariten gjithsej në 5,004. Në tremujorin e tretë 2023, njëmbëdhjetë qarqe të vendit shënuan ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë. Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 120 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1,320 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Gjirokastrës me rënie prej 22.0%, ndërkohë me rritje të fataliteteve paraqitet Tirana me 0.1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Raporti pedagog-student, 1 me 26/ Në arsimin privat treguesi është më i ulët për vitin akademik 2022-23

Postimi mëparshëm

Në Shqipëri, 11.9% e pacientëve trajtohen për diabet/ Durrësi dhe Fieri me normën më të lartë, Dibra dhe Korça më pak të prekura

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.