Shëndetësi

Sa na kushton shkollimi i një mjeku? 36 mijë euro për 6 vite studime. Tarifat e shkollimit janë sa 6-8% e kësaj kosto

0

Projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, i cili përcakton edhe “detyrimin” për studentët e ciklit të dytë të mjekësisë së përgjithshme që të punojnë për një afat 2-5 vjecar në Shqipëri, jep detaje interesante në relacionin shoqërues sa i përket tarifave dhe kostos së përgatitjes së një mjeku të ri. Ky detyrim do të jetë me zgjedhje, dhe do të përfshijë edhe ata studentë të cilët janë tashmë në proces studimesh. Mosnënshkrimi i marrëveshjes me qeverinë shqiptare do të sjellë edhe pagesa tarifash studentore më të larta.

Në këtë relacion nënvizohet fakti se tarifat e shkollimit në Mjekësinë e Përgjithshme përfaqësojnë 6-8% të kostove të shkollimit. Rreth 75% e këtyre kostove janë pagat për personelin pedagogjik. Aktualisht, një student i mjekësisë së përgjithshme paguan një tarifë vjetore prej 45 mijë lekësh. Nëse marrim një mesatare prej 7% të asaj që përfaqëson tarifa e shkollimit mbi koston për student, atëherë mund të themi se në një vit, vetëm një student i mjekësisë i kushton qeverisë shqiptare rreth 642 mijë lekë. Për 6 vite që zgjat edhe cikli i mjekësisë së përgjithshme kjo shifër ngjitet në plot 3.86 milionë lekë, ose rreth 36 mijë euro. Kaq është vlera e shkollimit të një studenti të mjekësisë në Shqipëri sot, bazuar në të dhënat e relacionit të projektligjit në fjalë. Sipas Universitetit të Mjekësisë ndërkohë, kjo kosto është në rreth 679 mijë lekë në vit për student, ose rreth 4 milionë lekë për të gjithë ciklin 6 vjeçar. Por, qeveria ngre pikwpyetje nw lidhje me kwtw shifwr dhe transparencwn e saj, duke parashikuar nw projektligj detyrimin pwr pwrcaktimin e kwtyre kostove me Vendim tw Kwshilli tw Ministrave.

Për shkak të fluksit mjaft të lartë të largimit të mjekëve nga vendi ynë, kryesisht drejt Gjermanisë, qeveria shqiptare ka ndërhyrë me këtë projektligj me qëllimin për të ndalur disi valën e largimeve. Në skenarin më realist, qeveria shqiptare parashikon që të paktën gjysma e studentëve të mjekësisë ta nënshkruajnë marrëveshjen me qeverinë shqiptare që i detyron të punojnë për një afat 2-5 vjeçar në vend, në këmbim të “sekuestrimit” të diplomës së tyre të mjekësisë së përgjithshme.

Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, që i referohen vitit 2020, janë rreth 1 mijë mjekë shqiptarë jashtë. Kjo do të thotë se me largimin e tyre janë “djegur” edhe dhjetra miliona euro para të shpenzuara për shkollimin e këtyre mjekëve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Objektivat e SDG, sa progres ka bërë Shqipëria? Ngjitet me 7 pozicione, por në vend numëro me rritjen ekonomike dhe institucionet e forta

Postimi mëparshëm

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3%/ Instituti i Vienës: Projeksione optimiste, por mungesa e fuqisë punëtore, problem

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.