EkonomiShqipëria 360°

Më pak pronare femra në Fier/ Elbasani dhe Dibra shënuan rritjen më të lartë të bizneseve që drejtohen nga gratë në vitin 2022

0

Bizneset dhe ndërmarrjet në Shqipëri administrohen kryesisht nga meshkujt referuar të dhënave të publikuara nga ‘Instituti i Statistikave’. Gjatë vitit 2020 meshkujt kanë drejtuar 68.6% të ndërmarrjeve, ndërsa femrat 31.4%. Në vitet pasuese, përkatësisht në 2021, këto shifra pësuan një rritje thuajse të papërfillshme për meshkujt ku këto të fundit administronin 68.9% të ndërrmarrjeve dhe femrat 31.1% të tyre. Ndërkohë, në vitin që lamë pas, pra vitin 2022, janë 68.8% të ndërmarrjeve të cilat administrohen nga meshkujt dhe 31.2% që dejtohen nga femrat .

‘Scan Intel’ ka kyer një analizë për të parë se si kanë ndryshuar ndërmarrjt sipas qarqeve dhe sispas gjinisë së administratorit. Duke marrë në shqyrtim të dhënat e publikuara nga INSTAT për vitin 2022, në qarkun e Durrësit dhe Gjirokastrës përqindja e adminstratoreve femra dhe meshkuj ka mbtur konstante, duke mos pësuar ndryshim. Në qarkun e Durrësit 28.3% e ndërmarrjeve drejtohen nga femrat, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës ky tregues është 29.1%.

Ndërkohë, nga ana tjetër, vërehet një rënie e numrit të ndërmarrjeve të cilat administrohen nga femrat në qarqe si Fieri me 0.4 pikë përqindje, në Shkodër me 0.3 pikë dhe në Kukës me 0.2 pikë pëqindje. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022 ka patur më shumë pronare femra në Elbasan, Dibër dhe Korçë me një rritje 0.4 pikë, 0.3 pikë dhe 0.2 pikë secila.

Ndërkohë, qarqet që kanë patur një rritje të lehtë të shifrave korresponduese të administratorëve meshkuj rezultojnë të jenë qarku i Fierit me 70.6% duke patur kështu një rritje me 0.4 pp. Pasues të këtij qarku renditen Shkodra dhe Vlora që kanë shënuar rritje me 0.3pp të administratorëve meshkuj. Kjo rritje e administratorëve meshkuj është ekuivalente më rënien e administratoreve femra në këto qarqe gjatë vitit 2022.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Avullojnë” studentët nëpër auditore/ Regjistrimet në rënie vit pas viti, Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës në “rrezik”

Postimi mëparshëm

Rreth 80% e shqiptarëve, pa arsim të lartë/ Eurostat: Renditemi në fund të Europës me normën më të lartë për vitin 2022

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.