MjedisiRaporte

Ndryshimet klimatike, shqiptarët më të “frikësuarit” e rajonit/ Barometri i Ballkanit: 65% e mendojnë si kërcënues për shëndetin e tyre, të parët në rajon

0

Shqiptarët duket të jenë më të shqetësuarit në rajon sa i përket ndryshimeve klimatike, vihet re në gjetjet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Të pyetur se sa problematik e vlerësojnë ndryshimin klimatik për shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre, 65% e shqiptarëve të anketuar përgjigjen si shumë problematik ose disi problematik, dhe vetëm 34% përgjigjen si problemnatikë jo serioze. 1% e të anketuarve ndërkohë nuk kanë një përgjigje në lidhje me këtë pyetje.

Norma prej 65% na vendos në vend të parë në rajon në mënyrë të padiskutueshme. Pas nesh në renditje pozicionohet Maqedonia e Veriut, me një normë të qytetarëve që ndryshimin klimatik e shohin me shqetësim prej 56%. Ndjek Serbia më pas me 51%, Bosnje Hercegovina me 45%, Kosova me 40% dhe Mali i Zi me vetëm 33%. Mesatarja e rajonit ndërkohë fiksohet pranë 49%. Edhe në gjetjet e Barometrit të vitit të kaluar, Shqipëria ishte në vend të parë, së bashku me Maqedoninë e Veriut, por asokohe përiqinda a atyre që e vlerësonin si problematik ndryshimin klimatik për shëndetit e tyre dhe të familjeve të tyre fiksohej pranë plot 76%. Në anketat e mëparshme ndërkohë shohim që për vendet e rajonit, siç është Kosova apo Serbia e Maqedonia e Veriut kjo normë ishte mbi 80%.

Sa i përket Shqipërisë në anketën e fundit të Barometrit të Ballkanit, norma prej 65% e atyre që janë të shqetësuar për ndryshimin klimatik si fenomen kërcënues për shëndtin e tyre dhe të familjes së tyre ndahet në: 24 pikë përqindje ata që e mendojnë si shumë serioz, dhe 41 pikë përqindje ata që e mendojnë si “disi serioz”.

Të pyetur ndërkohë për rreziqet dhe problmatikat kryesore ambientale, 38% e shqiptarëve vendosin theksin te fenomemet ekstreme të motit, si përmbytjet apo thatësirat, duke na vendosur sërish të parët në rajon në këtë drejtim.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Jo vetëm euro në kolaps/ Në 46 ditë, 5 valutat kryesore humbën deri në 14% të vlerës. “Udhëheq” dollari amerikan

Postimi mëparshëm

Shtet apo privat, kë preferojnë shqiptarët? Vetëm 42% duan sektorin publik, nga 74% në 2015-ën. Jemi të fundit në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.