Mjedisi

Më pak mbetje të menaxhuara në vitin 2022/ Vetëm 11.6% e totalit është eleminuar nga 13.8% gjatë vitit 2021

0

Sipas “Institutit të Statistikave” në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane shihet se përgjatë vitit 2022 ka rënë sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara në shkallë vendi. Shifrat sinjalizojnë se gjatë vitit 2022 janë menaxhuar në total 820,322 mijë tonë mbetje urbane ose ndryshe janë menaxhuar 295 kg për banorë, ndërkohë gjatë vitit 2021 sasia e mbetjeve të menaxhuara ishte 311 kg për banor. Në vitin 2022, sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane është 11.6% ndaj sasisë gjithsej, nga 13.8% që ka qënë në 2021, duke shënuar një rënie me 2.2 pikë. Por si janë trajtuar këto mbetje? Të dhënat po nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se pjesa më e madhe e tyre ose rreth 76.6% janë depozituar nëpër landfille ose fusha mbetjesh të miratuara si depozita të përkohëshme nga bashkitë përkatëse. Ndërkohë, mbetjet e trajtuara me djegie ose e njohur ndryshe si incenerim zënë vetëm 4.4% të mbetjeve të menaxhuara gjithsej. Edhe pse që nga viti 2014 është diskutuar sa i përket trajtimit të mbetjeve me incenerim si opsion i fundit për asgjesimin e tyre, shifrat tregojnë se përqindja që zënë këto mbetje të menaxhuara me këtë lloj metode nuk i justifikojnë të gjitha financimet nga taksat e qytetarëve, pavarësisht se ka shënuar një rritje modeste për vitin 2022. Për t`u rikthyer te menaxhimi i mbetjeve, shifrat tregojnë mbetjet e trajtuara me djegie janë rritur me 2.4 pikë përqindje nga 2% që ishin përgjatë vitit 2021 në 4.4% gjatë vitit 2022. Nga ana tjetër, 0.05% janë djegur për eleminim, 18.9% kanë shkuar për riciklim.

Mbetjet që kanë shkuar për riciklim kanë shënuar një rritje fare të vogël me vetëm 0.1 pikë, ndërkohë lë të rikujtojmë shifrat nga ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ të cilat tregonin se Shqipëria renditej ndër të fundit në Europë sa i përket mbetjeve të ricikluara (shiko këtu).

Nëse do të flisnim për përbërjen e mbetjeve urbane të menaxhuara, përgjatë vitit 2022, nga të dhënat shihet se pjesën më të madhe e zënë mbetjet organike, me 58.1% të peshës. Ndiqen nga mbetjet plastike dhe materialet prej letre ose kartoni me 9.2% dhe 8.9% respektivisht. Inertet pasojnë në renditje me një peshë prej 5.9%. Sa i përket origjinës gjeneruese, 88.4% janë mbetje tipike familjare ose mbetje të ngjashme me to, ndërsa 11.6% janë mbetje industriale të menaxhuara bashkë me ato urbane.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Përmirësohet liria ekonomike në Shqipëri/ Renditemi në vend të 31, kryesojmë rajonin dhe disa prej vendeve më të zhvilluara të Europës

Postimi mëparshëm

Ku shkuan produktet ‘made in albania’ në gusht? Italia dhe Kosova, destinacionet kryesore. Mbretëria e Bashkuar me rritjen më të lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.