RaporteTregu i Punës

Shtet apo privat, kë preferojnë shqiptarët? Vetëm 42% duan sektorin publik, nga 74% në 2015-ën. Jemi të fundit në rajon

0

Në Shqipëri, vetëm 42% e qytetarve duan të punojnë në sektorin publik, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Barometri i Ballkanit 2023. Kjo normë ndahet në 28 pikë përqindje për ata që duan thjesht të punojnë në sektorin publik, dhe 14 pikë përqindje ata që duan të punojnë në një kompani publike. Kjo nomë na vendos në vend të fundit në rajon. Asnjë vend tjetër i rajonit nuk ka një normë kaq të ulët të atyre që preferojnë të punojnë në “shtet”. Mesatarja e rajonit fiksohet pranë 53%.

Ndërkohë, 24% e shqiptarëve të anketuar preferojnë sektorin privat, ndërkohë që plot 34% nuk kanë asnjë preferencë ose refuzojnë të përgjigjen. Në vend të parë në rajon ndër popujt që duken më të dashuruar me punën në “shtet”, sipas anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal janë boshnjakët, me 64% të të anketuarve që e preferojnë. Pas tyre ndjekin serbët, me 63%, dhe malazezët me 58%. Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Shqipëria e vendit të fundit mbyllin renditjen e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor sipas preferencave që kanë, në shtet apo në privat.

Por, ajo që bie më shumë në sy nga shifrat është krahasimi me vitet e kaluara. Në vitin 2015, ishin 74% e shqiptarëve të anketuar të cilët preferonin të punonin në “shtet” dhe 26% në privat. Pavarësisht se kjo shifër për vitin 2015 ishte nën mesataren e rajonit, mbetet ndjeshëm më e lartë se sot.

Pra, në harkun e 8 viteve, përqindja e shqiptarëve që preferojnë të punojnë në shtet, krahasuar me sektorin privat ka rënë ndjeshëm. Madje këto shifra vijnë në një kohë që pagat në adminsitratën publike janë rritur ndjeshëm ose pritet të rriten, bazuar në prioritetet dhe politikat që po ndjek qeveria shqiptare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ndryshimet klimatike, shqiptarët më të “frikësuarit” e rajonit/ Barometri i Ballkanit: 65% e mendojnë si kërcënues për shëndetin e tyre, të parët në rajon

Postimi mëparshëm

Femrat, me universitet, por pa punë/ Vuajnë papunësi më të lartë se meshkujt, punëdhënësit nuk i preferojnë pas të 30-tave

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.