Mjedisi

Menaxhimi i mbetjeve, si renditet Shqipëria? Eurostat: Jemi ndër të fundit në Europë, por më mirë se rajoni për riciklimin

0

Në vitin 2022, referuar INSTAT, sasia e mbetjeve të gjeneruara për person në Shqipëri është 295 kg për banor, ndërkohë gjatë vitit 2021 sasia e mbetjeve të menaxhuara ishte 311 kg për banor. Sipas ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, për vitin 2022, Shqipëria renditet në fund të vendeve europiane me sasinë më të ulët të mbetjeve të menaxhuara për person.

Të dhënat tregojnë se BE-ja arriti në 513 kg, 19 kg ose 4% për person më pak se në vitin 2021 dhe 46 kg më shumë se në 1995.

Gjenerimi i mbetjeve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian. Në vitin 2022, Austria (827 kg për person), Danimarka (787 kg) dhe Norvegjia (768 kg) gjeneruan sasinë më të madhe të mbetjeve. Përveç Shqipërisë, sasia më e ulët u menaxhua gjithashtu në Rumani, Poloni dhe Estoni.

Për sa i përket riciklimit, Bashkimi Europian regjistroi një mesatare prej 249 kg për person, nga mesatarja e vitit 2021 prej 264 kg për person. Edhe për këtë tregues Shqipëria renditet mes vendeve të fundit në Europë. Sipas shifrave zyrtare mbetjet e trajtuara me djegie ose e njohur ndryshe si incenerim zënë vetëm 4.4% të mbetjeve të menaxhuara gjithsej. Në Shqipëri, në vitin 2022, u regjistrua një mesatare e mbetjeve të ricikluara në afërsisht 56 kg për person.  Edhe pse mes vendeve të fundit, të dhënat tregojnë se renditemi më mirë se vendet e rajonit. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Rumania renditen pas vendit tonë. Danimarka dhe Gjermania janë dy vendet e para me normën më të lartë të mbejteve të menaxhuara me riciklim.

Ndryshimet ndërmjet vendeve reflektojnë ndryshime në modelet e konsumit, pasurinë ekonomike dhe grumbullimin e menaxhimin e mbetjeve komunale. Vendet ndryshojnë në lidhje me sasinë e mbeturinave nga tregtia dhe administrimi apo menaxhimi i tyre.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria, “pre” e ndryshimeve të popullsisë/ Trendi demografik në favor të pensionistëve, moshat e reja po pakësohen

Postimi mëparshëm

Cilat biznese morën më shumë kredi? Tregtia kryeson edhe për 2023-shin, ndërtimi i dyti me 39.5 mld lekë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.