MirëqenieRaporte

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth $460 për frymë, tregu në vendin tonë vlen $1.3 mld

0

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin kërkimor mbi ekonominë globale të mirëqenies (The Global Wellness Economy, 2019-2022). Ky raport vlerëson dhe rendit ekonominë e mirëqenies në 218-të vende të botës. Disa nga fushat kryesore ku bazohet ky raport janë kujdesi personal dhe bukuria; ushqimi i shëndetshëm, ushqyerja dhe humbja e peshës; aktiviteti fizik; mjeksia tradicionale dhe plotësuese; shëndëti publik; mirëqenia mendore; mirëqenia në vendin e punës si dhe fusha të tjera të cilat lidhen më shëndëtin dhe mirëqenien në tërësi. Mes 218-të vendeve të marra në studim gjejmë të renditur dhe vendin tonë. Të dhënat sipas raportit tregojë ekonomia e mirëqenies në vendin tonë, për vitin 2022, zë gati $1.3 miliard të tregut dhe kjo shifër vlerësohet në $463 për frymë. Krahasuar me vitin 2020, kjo vlerë shihet të ketë shënuar rritje si pasojë e rimëkëmbjes nga pandemia.

Sa i përket renditjes, Shqipëria zë edhe për këtë edicion vendin e 102 për madhësinë që zë në treg ekonomia e mirëqenies, për vitin 2022, ndërkohë renditemi në vend të 84-t për shpenzimet për frymë. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e treta sa i përket vlerës së tregut të mirëqenies. E para në renditje është Serbia duke zënë vendin 72-të dhe ekonomia e mirëqenies për këtë vend vlerësohet në $3.7 mld. Bosnje Hercegovina është e dyta në renditje dhe madhësia e tregut të mirëqenies vlerësohet $1.5 mld. Shqipëria ka lënë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën. Në Kosovë tregu i mirëqenies për vitin 2022 është vlerësuar në $0.5 mld. Shtetet të cilat kryesojnë listën në këtë renditje janë vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia dhe Gjermania.

Sipas të dhënave të raportit, ekonomia e mirëqenies në Shqipëri për vitin 2022 në total vlerësohet se zë rreth 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Theksojmë se analiza bazohet në kërkime të gjera parësore dhe dytësore të kryera nga janari deri në shtator të vitit 2023, duke përfshirë rishikimet e literaturës, hulumtimin e të dhënave dhe intervistat me ekspertë. Burimet kryesore publike dhe private të konsultuara përfshijnë institucione të rëndësishme si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Ndërkombëtare e Punës, Organiza Botërore e Turizmit, Statista, Eurostat, etj.

Madhësia e Ekonomisë së Mirëqenies, 2022

Ekonomia e Mirëqenies për frymë, 2022

Madhësia e Ekonomisë së Mirëqenies në raport me PBB, 2022

Klikoni këtu për raportin plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Muaji shkurt solli 55% më shumë të huaj se vjet/ INSTAT: Dominojnë turistët nga Europa Jugore

Postimi mëparshëm

Gjeografia e azilantëve nga Shqipëria/ Franca dhe Gjermania, destinacioni i preferuar. Në vitin 2023 u regjistruan mbi 6,800 aplikime

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.