Raporte

Shqipëria, vendi më i palumtur në rajon/ Raporti Global i Lumturisë: Renditemi të 87-tët në botë, Kosova e 29-ta

0

“Raporti Global i Lumturisë 2024” e rendit Shqipërinë në vend të 87-të mes 143 vendeve në total të marra në analizë. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar Shqipëria ka rënë me 4 pozicione dhe kjo pasi renditjes këtë vit i janë shtuar shtete të reja. Nëse analizojmë vlerësimin me pikë shohim se vendi ynë ka shënuar përmirësim, krahasuar me vitin e kaluar, nga 5.277 pikë në 5.304 pikë këtë vit.

Theksojmë se raporti i referohet periudhës 2021-2023. “Raporti Global i Lumturisë” është një publikim me periodicitet një vjeçar, i financuar dhe mbështetur nga “Organizata e Kombeve të Bashkuara”. Ky raport merr në konsideratë faktorë si Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, perceptimi i korrupsionit, mbështetja sociale, lirinë për të bërë zgjedhje, bujarinë apo edhe jetëgjatësinë.

Pavarësisht përmirësimit vjetor që ka regjistruar Shqipëria, përsëri mbetemi dobët në këtë indeks nëse do ta krahasonim me vendet më të lumtura në botë apo edhe me vendet e rajonit. Nëse vitin e kaluar Shqipëria renditej e parafundit në rajon, këtë vit jemi të fundit. Sipas të dhënave të raportit vendi më i lumtur në rajon është Kosova, duke u renditur në vend të 29-të në botë, dhe krahasuar me vitin e kaluar është përmirësuar në pozicion. Kosova ruan pozicion më të mirë në këtë indeks karahasuar edhe me disa vende të Bashkimit Europian si Malta apo Letonia. Vendi i dytë në rajon i renditur pas Kosovës është Serbia. Serbia pozicionohet në vend të 37-të dhe velerësohet me 6,411 pikë. Vijon në renditje Bosnje Hecegovina në vend të 65-të dhe pasohet nga Mali i Zi ën vend të 76-të dhe Maqedonia e Veriut në vend të 84-t. Nga të dhënat, po të shohm se cili shtet ka patur rritjen më të madhe në këtë indeks, nga viti 2006-të deri në vitin 2023, Serbia kryeson listën prej 143 vendeve.

Por si renditet Shqipëria sipas grupmoshave? Pozicionohemi në vend të 66-të sa i përket grupmoshës nën 30 vjeç, ndërkohë që në rajon të rinjtë më të lumtur janë në Serbi.

Në nivel global ndërkohë, vendin e parë vijon ta mbajë Finlanda edhe për këtë edicion duke u vlerësuar me 7,741 pikë. Danimarka konfirmon vendin e dytë si shteti më i lumtur në botë, ndërkohë që në vend të tretë gjejmë Islandën. Nga kjo renditje shohim se tre vendet e para janë të pandryshuara. Afganistani ndërkohë është vendi më i palumtur në botë.

“Raporti Global i Lumturisë 2024”, Shqipëria

Klikoni këtu për raportin plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Si ndryshoi tregu i punës në Europë? Shqipëria mes vendeve me rritje, regjistron normë punësimi më të lartë se Serbia

Postimi mëparshëm

Shqiptarët orientohen drejt gjuhës angleze/ Në testim morën pikë më të larta se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.