Raporte

Indeksi i Njohurive, Shqipëria e 68-ta në botë / Përkeqësohet krahasuar me edicionin e vitit 2020, renditet e fundit në rajon

0

Shqipëria renditet në vend të 68-të, nga 132 vende në total, në “Indeksin Global të Njohurive” për vitin 2022 dhe vlerësohet me 45.4 pikë . Krahasuar me vitin e pandemisë, vitin 2020, duket se Shqipëria është përkeqësuar jo vetëm në renditje por edhe në vlerësimin me pikë. Përgjatë vitit 2020 Shqipëria pozicionohej në vend të 61-të nga 138 vende gjithsej dhe kishte grumbulluar 46.5 pikë. Për këtë vit të dhënat e indeksit tregojnë se Shqipëria është poshtë mesatares botërore sa i përket pikëve. Në raport thuhet se vendi ynë është një performues i moderuar për sa i përket infrastrukturës së saj të njohurive, por një aspekt pozitiv është renditja në vend të 12-të nga 28 vendet me zhvillim të lartë njerzor.

“Indeksi Global i Njohurive”, i cili është një publikim që mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), vlerëson shtatë nën-indekse të cilat përbëjnë raportin e përgjithshëm. Këto indikatorë lidhen kryesisht me arsimin parauniversitar dhe të lartë, me kërkimin shkencor, me informacionin dhe komunikacionin, teknologjinë, ekonominë, mundësitë dhe mjedisin. “Scan Intel” i ka analizuar këto indikatorë për të kuptuar se ku ka performuar më mirë ose më këq Shqipëria. Kështu, në edukimin parauniversitar Shqipëria renditet në vendin e 61-të, ndërkohë që në edukimin e lartë renditemi në vend të 49-të. Sa i përket teknologjisë dhe komunikimt pozicionohemi në vend të 64-tët, ndërkohë për trajnimet dhe edukimin teknik Shqipëria përkeqësohet edhe më tej duke zbritur në vend të 115-të. Për ekonominë renditemi në vend të 99-të, ndërsa në kërkim dhe inovacion renditemi në vend të 55-të.

Panorama e përgjithshme tregon se në rajon performancën më të mirë e ka Mali i Zi në vend të 40, pasuar nga Serbia në vend të 42. Ndjek në renditje Maqedonia e Veriut e 46-ta, pasuar nga Bosnje Hercegovina në vend të 65-të. Pra, në nivel rajoni, në këtë edicion të këtij indeksi, Shqipëria ka pozicionin më negativ.

Në nivel global në vend të parë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasuar nga Zvicra dhe Suedia në vend të dytë dhe të tretë. Nga ana tjetër, në vend të fundit renditen vende si Nigeria apo Kongo.

Indeksi Global i Njohurive, 2022

Indeksi Global i Njohurive, shtyllat kryesore

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në Shqipëri, 40% e të rinjve jetojnë me prindërit/ Mbi mesataren Europiane, norma për të rinjtë e punësuar më e lartë se e atyre pa punë

Postimi mëparshëm

Tregu “me letra” i qiradhënies vlen €273 milionë/ Shifrat e 2022-shit flasin për një rekord të ri historik, në rritje me 63% krahasuar me 2015-tën

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.