Sociale

Në Shqipëri, 40% e të rinjve jetojnë me prindërit/ Mbi mesataren Europiane, norma për të rinjtë e punësuar më e lartë se e atyre pa punë

0

Shqipëria ka ndër normat më të larta të të rinjve të cilët jetojnë më prindërit, krahasuar me vendet e Europës. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” bëjnë me dije se Shqipëria renditet e treta në Europë me 25.6% të të rinjve të grupmoshës 18 deri në 34 dhe që nuk janë të marrëdhënie pune, të cilët jetojnë në një shtëpi me prindërit e tyre. Ky tregues për vendin tonë është pothuaj rreth 13 pikë përqindje larg mesatares së Bashkimit Europan që për vitin 2020 regjistrohet në 12.5% të të rinjve të papunë të cilët jetojnë më prindërit.

Ajo që duket interesante nga të dhënat e “Eurostat” është fakti se vendet e rajonit kryesojnë Europën. Maqedonia e Veriut dhe Serbia kryesojnë në dy vendet e para me 27.6% dhe 26.1% të të rinjve të cilët jetojnë në një shtëpi me prindërit. Në vend të katërt pas Shqipërisë vjen Mali i Zi, i cili për vitin 2020 e ka këtë tregues në 25%.

Në fund të vendeve të Europës me normën më të ulët të personave jo të punësuar të cilët jetojnë me prindërit janë Malta me 3%, Hollanda me 3.2% dhe Rumania me 3.5%.

“Scan Intel” e ka thelluar më tej analizën duke marrë në konsideratë edhe normën e personave të punësuar me kohë të plotë, po për të njetën grupmoshë, të cilët jetojnë me prindërit. Të dhënat tregojnë se janë 40% e personave të punësuar në Shqipëri, nga mosha 18 vjeç deri në moshën 34 vjeç, të cilët jetojnë në një shtëpi me prindërit. Siç tregohet edhe përmes shifrave nomra e personave të punësuar të cilët janë shprehur se jetojnë me prindërit është ndjeshëm më e lartë se norma e personave të papunësuar. Kjo ndoshta edhe për faktin se kategoria e personave të papunë mund të përbëhet nga studentë që janë larguar nga shtëpia e prindërve për shkak të studimeve.

Edhe pse Shqipëria nuk renditet më ndër vendet e para sa i përket normës së personave të punësuar, përsëri qëndron me lart se mesatarja e Bashkimit Europian e cila është 35.5%. Në vend të parë më normën më të lartë është Malta me 66.6%, pasuar nga Sllovakia me 59.7%. Ndërkohë, në fund të listës gjejmë vende si Holanda me 19.7% dhe Suedia me 20.7%.

Përgjithësisht në vendet e Europës kjo normë paraqitet e lartë për shkak të traditës apo edhe kushteve ekonomike.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Moody`s” ruan notën e Shqipërisë, në B1/ “Ekonomia shqiptare i rezistoi goditjes së 3-fishtë, falë turizmit dhe IHD”

Postimi mëparshëm

Indeksi i Njohurive, Shqipëria e 68-ta në botë / Përkeqësohet krahasuar me edicionin e vitit 2020, renditet e fundit në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.