Tregti

Shqiptarët bëhen më “mishngrënës”/ Importi regjistroi rekord në vitin 2023. Brazili dhe Greqia, partnerët kryesorë

0

Nga të dhënat e “Institutit të Statistikave”, mbi treguesit e tregtisë së jashtme, del në pah se vlera e importeve të mishit për vitin 2023 arriti në 8 miliardë lekë, ose 77 milionë euro. Krahasuar me vitin 2022, rezulton se kemi importuar rreth 9.2% më shumë produkte të mishit në vitin 2023.

Shifrat tregojnë se viti 2023 regjistron rekord të importit të mishit që nga viti 2005, viti i fundit për të cilin INSTAT disponon të dhëna. Nga shifrat e përpunuara viti i dytë me vlerën më të lartë të importit të mishit është viti 2011-të dhe ndiqet nga viti 2012-të.

Por cilat janë vendet partnere që na furnizojnë me mish? Sipas të dhënave, në vitin që lamë pas, pra në vitin 2023, kemi marrë mish nga 42 vende, ku peshën më të madhe e ka Brazili. Në vlerë nominale, 35% e importit të mishit është nga Brazili, 12.9% e ka origjinën nga Greqia, 12.8% nga Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe 20.7% nga Italia. Më pas në renditje ndjek Paraguai, Kosova, Holanda, Gjermania, Polonia dhe Franca, e cila mbyll 10 partnerët kryesorë. Nëse do të flasim në vlerë absolute, importi i mishit me Brzailin arrin në 2.8 miliardë lekë, ndërkohë me Greqinë llogaritet në rreth 1 miliardë lekë.

Nga shifrat e përpunuara nga ‘Scan Intel’ vihet re se krahasuar me vitin 2022, është rritur importi i mishit me Brazilin, ndërkohë ka rënë importi me Greqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, nëse flasim për importin e kafshëve të gjalla shohim se Rumania, Greqia dhe Hungaria janë partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.

Në Shqipëri konsumi i mishit përfaqëson plot 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sinjalizojnë shifrat nga Eurostat, të analizuara dhe përpunuara më herët nga `Scan Intel`. Kjo normë e vendos vendin tonë në vend të parë të padiskutueshëm dhe pa rivalë të tjerë në Europë. Mesatarja e Bashkimit Europian sa i përket peshës që përfaqëson konsumi i mishit në raport me ekonominë fiksohet pranë vetëm 1.5%. Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave në një vit shqiptarët konsumojnë rreth 1 miliard euro mish (shiko këtu).

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Hotelet mirëpresin 60.7% më shumë të huaj/ Netë qëndrimet në Nëntor, rekord rritje me 80%

Postimi mëparshëm

Më pak shtetas ‘me sytë’ nga Europa/ Në nëntor pati 21.1% aplikime më pak se vjet, por më shumë se në verë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.