Ndërtim

Bien lejet e ndërtimit me 39% – Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe

0

Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e dytë të vitit 2022, me 21%. Nëse do ta krahasonim me të njejtën periudhë të një viti më parë shohim një rënie me plot 39.1%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në tremujorin e tretë të vitit 2022, është 418.685 m2, nga  564.266 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 25.8 %.

Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate. Nga të dhënat shohim se nga 269 leje gjithsej, 220 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 49 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh e regjistrojnë kategoria “ndërtesa të tjera” me 19 të tilla.

INSTAT, përmes publikimit, raporton se qarku me numrin më të madh të lejeve për tremujorin e tretë të vitit 2022 është qarku i Tiranës, me 86 leje nga 95 leje të lëshuara përgjatë 3-mujorit paraardhës, ndjekur nga qarku i Durrësit, me 82 dhe ai i Korçës, me 20 leje ndërtimi. Këto tre qarqe përfaqësojnë 69% të totalit të lejeve të ndërtimit të dhëna në tremujorin e tretë të këtij viti.

“Scan Intel” gjithashtu ka analizuar rritjen e lejeve të ndërtimit sipas qarqeve krahasuar me tremujorin e dytë.  Shifrat tregojnë se rritjen më të madhe e ka pësuar qarku i Beratit, me 700%, pasuar nga qarku i Lezhës, me 42%, qarku i Gjirokastrës me 25%. Qarku I Dibrës nuk ka pësuar ndryshim duke dhënë të njëjtin numër lejesh nga tremujori i dytë në të tretin. Ndërkohë që rënie të lejeve të ndërtimit kanë pësuar të gjitha qarqet e tjera ku dallojmë qarkun e Kukësit me 100% rënie, Vlorën me 88% dhe pjesa tjetër e qarqeve me një rënie nën 50%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa mirë qeveriset Shqipëria? BERZH: Më keq se Kosova, e parafundit në rajon, lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën

Postimi mëparshëm

Shqiptari i Kosovës vs shqiptari i Shqipërisë/ “Kosovari” është më i ri, martohet më shpejt, paguhet më shumë, por jeton më pak

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.