Ndërtim

Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.1%, ndikuan energjia dhe transporti

0

Vitet e fundit ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm dhe tregu i pasurive të paluajtshme është zgjeruar, sidomos në kryeqytet. Ndonëse oferta në treg sa vjen e rritet edhe çmimet kanë shënuar të njëjtën prirje, duke reflektuar shtrenjtimin e kostove të ndërtimit. Që nga tremujori i fundit i vitit 2020, kosto e ndërtimit janë shtrenjtuar ndjeshëm si në bazë tremujore ashtu dhe vjetore.

Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt të vitit 2023 arriti në 114,8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Në terma tremujorë themi se ky tregues u rrit me 0.7%. Rritja e Indeksit të Kushtimit në Ndërtim ka ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve të energjisë elektrike, pagave dhe transportit. Konkretisht, në këtë tremujor energjia elektrike u rrit me 1.2% ndërsa dy zërat e tjerë të shpenzimeve, pra pagat dhe transporti u rritën me 1% secili.

Praktikisht, vitet e fundit, orientimi më i madh i investimeve është në ndërtim. Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë qenë ndër kontribuesit më të mëdhenj të rritjes ekonomike në tre vitet e fundit.

“Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat e INSTAT për të kuptuar ecurinë vjetore të kostove të ndërtimit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, vëmë re një shtrenjtim të kostos totale të ndërtimit të banesave me 4.1% për shkak të rritjes së çmimeve në zërat, siç janë energjia elektrike, pagat e punonjësve dhe transporti. Rikujtojmë që kostot e transportit janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse, si nafta dhe benzina, të cilat vijojnë të tregtohen shtrenjtë.

Në terma vjetorë themi se energjia elektrike u rrit me 9%, ndërsa shpenzimet për paga dhe transport u rritën me 4.5% dhe 3.9% respektivisht. Po ashtu është reflektuar rritje edhe në shpenzimet materiale ku rritja më e lartë i atribuohet materialeve hidrosanitare me 4.4%, ndërsa materialet e ndërtimit u rritën me 3.4%, ndërsa ato elektrike me 2.1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Si ndryshuan lejet e ndërtimit ndër vite? Durrësi, Tirana dhe Lezha me “hovin” më të madh

Postimi mëparshëm

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit/ Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.