Ndërtim

Kostot në ndërtim rriten me 4.2%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë

0

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim vijon rritjen edhe gjatë muajve Korrik-Shtator, por këtë tremujor duket se rritja është ngadalësuar. Sipas të dhënave të publikuara nga  INSTAT, në tremujorin e tretë  të vitit aktual, vlera e  këtij treguesi arriti  në 114 kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2020, si periudha bazë. Ndërkohë, në terma vjetorë konstatohet një rritje me 4,2%. Rikujtojmë se një vit më parë ky ndryshim ishte 7.2%.

‘Scan Intel’ ka  përpunuar të dhënat për të identifikuar ndryshimet vjetore të  grupeve kryesore që kanë kontribuar në rritjen e vlerës së këtij treguesi përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 6.6%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 4.8%, Shpenzime makinerie” me 2%, “Shpenzime transporti” me 4.2%, “Shpenzime materiale” dhe “Kosto të tjera” ku këto të fundit janë rritur përkatësisht me 4.1% secila. Duhet të theksojmë se, brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidrosanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 4.4% secila.

Analiza ka vijuar edhe me ndryshimet tremujore ku shifrat tregojnë se Indeksi  i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 1% krahasuar me  tremujorin e dytë të vitit 2023. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 2.9%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 1.2%, “Shpenzime transporti” me 1.0%, “Shpenzime materiale” me 0.9%, “Shpenzime makinerie” me 0.5% dhe “Kosto të tjera” me 0.2%.

Pra, analiza tregon qartë se ky Indeks ka qenë në rritje pavarësisht se rritja është ngadalësar që nga tremujori i tretë i vitit 2023. Kjo rritje arsyetohet të ketë ardhur si pasojë e rritjeve të konsiderueshme të kostove të ndërtimit, gjë që është reflektuar edhe në rritjen e çmimit të shitjes së pasurive të paluajtshme në vendin tonë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet i rikthehen rritjes/ Inflacioni në Nëntor pranë 3.9%, zarzavatet vijojnë me rritje dyshifrore

Postimi mëparshëm

Shqipëria mbetet pas me teknologjinë/ Vetëm 20.1% e ndërmarrjeve përdorën shërbimet Cloud, në BE rreth 41%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.