Turizëm

40.7% e udhëtarëve zgjodhën Morinën për të kaluar/ Analiza, sa hyrje dhe dalje u regjistruan në pikat kufitare në Shqipëri?

0

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat mbi numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet transportit rrugor, të dhëna këto që përfshijnë hyrjet dhe daljet e pasagjerëve në pikat kufitare tokësore në vend, ku rezulton se numri i pasagjerëve që kanë përdorur transportin rrugor në pikat kufitare tokësore në vitin 2022 është 19.9 milionë. Ky tregues paraqitet me rritje 29.8%, krahasuar me vitin 2021, ku hyrjet dhe daljet ishin përkatësisht 7.6 milionë hyrje dhe 7.7 milionë dalje.

Nëse do të bëjmë një analizë të pikave kufitare sa i përket hyrjeve më të larta rezulton se Morina kryeson me 3,882,764 hyrje, e përkthyer në përqindje rezulton se 40.7% e pasagjerëve kanë lëvizur nëpërmjet kësaj pike kufitare, ndjekur nga pikat kufitare Muriqan dhe Qafë-Thanë, hyrjet e të cilave ishin respektivisht 1,234,353 dhe 845,520. Kakavija po ashtu renditet mes pikave kufitare tokësore të cilat kanë regjistruar numrin më të lartë të hyrjeve përgjatë vitit 2022, ndjekur nga Kapshtica. Hyrjet më të larta vijnë nga Kosova dhe kjo shpjegohet nga fakti se vendkalimi i Morinës që ndodhet në rrethin e Kukësit mbetet vendkalimi kryesor, qoftë për transportin e mallrave apo dhe udhëtarëve.

Pikat kufitare me numrin më të ulët të hyrjeve për vitin 2022 janë Sopiku dhe Tri Urat, të cilat shërbejnë si vendkalime alternative me Greqinë, por në terma vjetorë rritja e hyrjeve në këto pika kufitare rezulton të jëtë më e larta përkatësisht 223% dhe 166%.

Nga ana tjetër, një nga pikat kufitare tokësore, Ura e Bunës nuk është përdorur nga udhëtarët duke mos regjistruar kështu asnjë hyrje. Le të shohim se cila pikë kufitare ka regjistruar numrin më të lartë të daljeve për vitin 2022. Daljet ashtu si dhe hyrjet më të larta i atribuohen Morinës, Kakavijës dhe Kapshticës, ku Morina ka regjistruar 4.2 milionë dalje. Ndërkohë që në terma vjetorë ashtu si dhe për hyrjet, rezultati është i njëjtë edhe për daljet, ku pikat me ndryshimin më të lartë vjetor renditen Sopiku dhe Tri urat. Rritja e regjistruar për këto pika është përkatësisht 199.5% dhe 172.2%, ndërkohë që rënia vjetore ka qenë më e lartë në pikën kufitare Tushemisht, ku konstatohet se në ketë pikë kufitare janë shënuar 99.9% dalje më pak.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria, e treta “por nga fundi”/ Vetëm 64.7% e ndërmarrjeve kanë vënë në praktikë masat e sigurisë në teknologji

Postimi mëparshëm

Konsumi i duhanit, si renditet Shqipëria? Jemi vendi me normën më të ulët në rajon, 22.4% janë duhanpirës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.