Raporte

Konsumi i duhanit, si renditet Shqipëria? Jemi vendi me normën më të ulët në rajon, 22.4% janë duhanpirës

0

Normat e konsumit të duhanit ndryshojnë shumë midis vendeve, rajoneve dhe grupeve demografike. Sipas një renditje të kryer nga ‘Banka Botërore’ për shtetet me përqindjen më të lartë të konsumit së duhanit rezulton se vendi ynë renditet i 68-ti në botë, për vitin 2020, nga 163 shtete gjithsej të marra në analizë. Sipas të dhënave të analizuara nga ‘Scan Intel’ janë 22.4% e personave mbi 15 vjeç që konsumojnë produkte të duhanit. Sipas raportit është marrë në analizë çdo produkt duhani, me baza ditore ose jo ditore, të cilat përfshijnë cigare, llulla, puro, produkte duhani me ngrohje dhe të gjitha format e tjera të duhanit pa tym. Produktet e duhanit përjashtojnë cigaret elektronike të cilat nuk përmbajnë duhan.

Nëse do ta kalonim fokusin tek vendet e rajonit shohim se Serbia renditet e katërta në botë me normën më të lartë të konsumit të duhanit. Rreth 39.8% e të rriturve në Serbi kanë konsumuar duhan përgjatë vitit 2020 tregojnë shifrat nga Banka Botërore. Bosnje Hercegovina po ashtu renditet mes vendeve më normën më të lartë me 35%, pasuar nga Mali i Zi me 31.4%. Në këtë renditje mungon Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Por cilat janë vendet që konsumojnë më shumë duhan në botë? Sipas shifrave vende si Nauru, Mianmar dhe Kiribati kanë normën më të lartë të personave të cilët kosnumojnë duhan.  ‘Scan Intel’ ndër të tjera në këtë analizë është ndalur edhe në kosumin e duhanit sipas gjinisë. Të dhënat flasin për 38.8% të meshkujve në Shqipëri që kanë konsumuar produkte te duhanit. Me këtë normë vendi ynë renditet në vend të 47-të, nga 163 vende në total. Pra, mund të themi se renditemi mes vendeve të cilat kanë konsumin më të lartë, por vijojmë të mbetemi pas vendeve të rajonit si Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Nga ana tjetër, po të flasim për femrat, të dhënat tregojnë se Serbia renditet në vend të dytë në botë me një normë prej 39.1% dhe ndiqet nga Mali i Zi me 31,1%, ndërkohë që Bosnje Hercegovna renditet në vend të 10-të me normë më 28%. Norma e femrave të cilat konsumojnë duhan në Shqipëri është 6% dhe renditemi në vend të 88-të mes 163 vendeve gjithsej të marra në analizë.

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

40.7% e udhëtarëve zgjodhën Morinën për të kaluar/ Analiza, sa hyrje dhe dalje u regjistruan në pikat kufitare në Shqipëri?

Postimi mëparshëm

Eksportet vijojnë rënien edhe në shtator/ Bien me 12.8%, hidrokarburet patën ndikimin më të madh

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.