Financë

Vlora, me rritjen më të madhe të kreditimit/ Huaja për individë rritet në çdo qytet, me përjashtim të Elbasanit

0

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e parë, në total portofoli i huasë arriti në vlerat e 255 miliardë lekëve. Krahasuar me tremujorin paraardhës kemi të bëjmë me një rritje prej 2.6% ose në vlerë absolute me 6.3 miliardë lekë më shumë.

Huatë për individë sipas rrethit rezultojnë me rritje për të gjitha rrethet e përfshira, me përjashtim të Elbasanit. Kështu, rrethi i Elbasanit shënon një rënie për sa i përket huave, rreth 0.3%, ose shprehur në vlera monetare do të ishte rreth 17.5 milionë lekë. Nga ana tjetër, rrethi me rritjen më të madhe është Vlora, me 4.5% ose rreth 340 milionë lekë rritje në nivelin e huave për individët gjatë tremujorit të parë të vitit. Rritje të konsiderueshme kanë edhe rrethet si ai Shkodrës, ku portofoli i huasë është zgjeruar me 3.2%% dhe rrethi i Tiranës për të cilin, rritja për tremujorin e parë arrin në vlerat e 2.8%. Për rrethe si Lezha, Fieri, Durrësi dhe Korça rritja në totalin e huave për tremujorin e parë përllogaritet në rreth 1.5-2.2%.

Për tremujorin e parë të 2023-shit, nivelin më të lartë të totalit të huave e gëzon rrethi i Tiranës me rreth 166 miliardë lekë, duke përbërë më shumë se gjysmën e totalit të huave për individë. Krahasimi me tremujorin e fundit të vitit të kaluar tregon se ky rreth shënoi rritje me 2.8% ose shprehur në mjete monetare do të ishte 4.5 miliardë lekë në totalin e huave për individë, sinjalizojnë shifrat. Rrethet që përfshihen në grupin “të tjera” paraqiten të dytat për nivelin e totalit të huave për individë, rreth 13%, me një rritje prej 2.1% në totalin e huave ose shprehur në vlerë absolute, 688 milionë lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Profili i një “punëtori” në Shqipëri/ Është mashkull, 25-54 vjeç, me 54 mijë lekë pagë, pa arsim të lartë dhe punon në bujqësi ose në sektorin e shërbimeve

Postimi mëparshëm

BSH bleu 283 kg ar në mars/ Ari monetar arrin në 3.1 ton, ose 208 milionë dollarë. Rezerva valutore, në $5.46 mld

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.