Financë

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet/ Kursimet që do të arriheshin nga eleminimi i “cash”

0

Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë ‘cash’. Një prej këtyre mundësive është përdorimi i parasë elektronike. “Banka e Shqipërisë” shpesh herë është përfshirë në fushata me synim reduktimin e ‘cash’-it në ekonomi si një nga mënyrat e reduktimit të ekonomisë informale, por jo vetëm. Sipas një studimi të “Bankës së Shqipërisë”, në përgjithësi, kur zëvendësohet ‘cash’-i dhe pagesa të tjera në formë letër me pagesa elektronike në nivel ekonomie, vlerësohet se, në shkallët e konvertimit hipotetik prej 35% dhe 70%, Shqipëria mund të gjenerojë kursime vjetore që variojnë nga 0.5% e PBB-së në 1%.
Por çfarë thotë studimi në rastin e pensioneve?

“Scan Intel” ka analizuar shifrat, ku sipas tyre nëse gjysma e pensioneve aktuale ‘cash’ do të shpërndaheshin ndryshe nëpërmjet transfertave elektronike të kreditit, kursimet vjetore do të ishin në vlerën 385 milionë lekë për pensionistët, 350 milionë lekë për qeverinë dhe 500 milionë lekë për kahun e ofertës.

Po në rast se të gjitha pensionet aktuale do të shpërndaheshin nëpërmjet transfertave elektronike të kreditit? Kursimet si për pensionistët ashtu edhe për qeverinë do të ishin akoma më të larta.

Rikujtojmë se nga data 1 prill të këtij viti do të nisë procesi i ri i shpërndarjes së pensioneve. Banka do jetë institucioni që do të realizoj shpërndarjen e tyre, ndërkohë që deri më sot janë shpërndarë nga posta shqiptare. Nga data 1 prill të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare, e cila do të jetë llogari pa kosto.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ekonomia e vendit “mbahet” tek bizneset e vogla/ Zënë 99.8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, pesha e të punësuarve në 82.1%

Postimi mëparshëm

Vijon “drama” e eksporteve edhe në shkurt/ Ranë me 16%, u ndikuan kryesisht nga hidrokarburet dhe tekstilet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.