Financë

Kreditë e reja për biznesin, rekord në janar/ Tregtia vijon në vend të parë me 4.8 mld lekë, ndërtimi i dyti

0

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e parë të vitit 2024, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna gjatë janarit drejt bizneseve dhe korporatave jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik. Kështu, gjatë muajit janar flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për biznesin fiksohen në rreth 17 miliardë. Krahasur me janarin e vitit të kaluar, kemi një rritje prej 67.1%, ose e thënë në vlerë absolute, me 915 milionë lekë. Krahasuar me të njëtën periudhë në 6 vitet e fundit, janari i këtij viti shënon vlerën më të lartë.

Përsa i përket sektorëve që janë mbështetur më së shumti nga kreditë e shpërndara gjatë muajit janar shohim që mbizotëron “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, me 4.8 mld lekë hua të marra nga banka, ose 10.7% më shumë se në Janar të vitit 2023. Më pas, në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Ndërtimi” dhe “Industria Përpunuese” me 3.1 mld lekë dhe 2 mld lekë kredi të re të huazuar nga banka.

Nga ana tjetër, të dhënat nga institucioni i bankës tregojnë se sektorët që i’u drejtuan më pak bankave për kredi ishin “Aktivitetet profesionale shkencore dhe teknike” me 32 mln lekë dhe “Aktivitetet e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve për përdorim vetjak” me 48 mln lekë.

Ndërkohë, nëse analizojmë zgjerimin e portofolit për secilin sektor në terma vjetorë, shifrat thonë se sektori i “Industrisë Nxjerrëse” ka patur rritjen më të lartë me 3275% dhe “Aktivetet e tjera të shërbimit” e kanë zgjeruar portofolin e tyre me 1027%. Ndërkohë “Industria Përpunuese dhe ‘Tregtia” edhe pse kanë vlerën më të lartë të kredisë krahasur me sektorët e tjerë në muajin Janar 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës këto sektorë e rritën financimin e tyre me 51% dhe 11% përkatësisht.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht 5 mijë euro në vit. Kalkulatori, llogarit nivelin e kursimeve

Postimi mëparshëm

Si ndryshuan lejet e ndërtimit ndër vite? Durrësi, Tirana dhe Lezha me “hovin” më të madh

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.