Financë

Kreditimi prek rekord në shkurt/ Huaja e re shënon rritje si për biznesin, ashtu edhe për individët

0

Kredia e re gjatë muajit shkurt të këtij viti fiksohet pranë 29.3 miliardë lekëve, që është edhe niveli më i lartë që prej shkurtit të vitit 2016, kur kredia e re për ekonominë fiksohej pranë 15.4 miliardë lekëve. Krahasuar me shkurtin e një viti më parë ndërkohë, kredia e re është rritur me rreth 53%, ndërkohë që 12 muaj më parë fiksohej pranë rreth 19.2 miliardë lekëve.

Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, edhe kredia e re për biznesin ka regjistruar gjithashtu rritje gjatë shkurtit të këtij viti, me rreth 72% në terma vjetorë, duke u ngjitur pranë 21.4 miliardë lekëve. Ky është niveli më i lartë që prej Majit të vitit 2016-të, kur kredia e re fiksohej në 11.7 miliardë lekë dhe gjithashtu ka mundur të kalojë edhe rekordin e mëparshëm të vitit 2020, kur kredia e re per biznesin fiksohej në 14.2 miliardë lekë.

Në muajin Maj të vitit të kaluar ndërkohë, vlera e kredisë së re në lekë ishte 12.4 miliardë lekë. Pra, mund të themi me pak fjalë se kredia e re për bizneset në muajin shkurt ka prekur një rekord të ri historik.

Por, ajo që bie më së shumti në sy nga shifrat është kredia e re për individët, që ka prekur po ashtu një rekord të ri historik, me plot 8 miliardë lekë kredi gjatë shkurtit. Asnjëherë më parë në 8 vitet pararendëse kjo shifër nuk ka qënë mbi këto nivele. Rekordi i mëparshëm mbahej nga shkurti i vitit të kaluar, pranë 6.6 miliardë lekëve. Këtë vit ndërkohë, rritja fiksohet pranë 21% krahasuar me vitin e mëparshëm.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Remitancat thyejnë rekord historik/ Emigrantët sollën në Atdhe gati 930 milionë euro në 2023-shin

Postimi mëparshëm

Shqiptarët “largohen” nga kursimet në valutë/ Në rënie edhe ato në lekë. “Tkurren” depozitat në muajin shkurt

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.