Financë

Numri i bankomateve, rekord gjatë vitit 2023/ ATM-të me funksion depozitim të parave shënojnë rritjen më të madhe

0

Numri i bankomateve (ATM) në vitin 2023 rezulton të jetë rritur me rreth 8.2% sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Viti që lamë pas regjistron rekord të numrit të ATM-ve që nga viti 2015-të. Referuar shifrave, gjatë vitit 2023 numërohen gjithsej 925 bankomate, nga 855 gjatë vitit 2022.

Përveç funksionit klasik të tërheqjes së parasë cash, ATM-të që po instalohen vitet e fundit, kryesisht ATM-të që vendosen në degët e bankave, ofrojnë edhe shërbimin e depozitimit të parave. Nëse do t’i analizojmë sipas funksionit shohim se rritjen më të lartë e kanë patur ATM-të me funksion depozitim të parave cash. Në vitin 2023 numri i tyre u regjistrua në 370 me një rritje prej 21.3%. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se me rritje po ashtu paraqiten edhe ATM-të me funksion tërheqje dhe me funksion urdhër transfertash me 1.3% dhe 11.1% përkatësisht. Rikujtojmë se sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 numri i kartave bankare aktive arriti në 1.43 milionë, me një rritje me 4.6% krahasuar me një vit më parë.

“Scan Intel” ka analizuar edhe ndryshimin e bankomateve (ATM) sipas rajoneve të analizuara nga ”Banka e Shqipërisë”. Të dhënat për vitin 2023 tregojnë se rajoni i Tiranës regjistron numrin më të lartë, ndërkohë që rritjen më të lartë, krahasuar me vitin 2022, e ka shënuar rajoni i Gjirokastrës me 21.6%. Në Tiranë në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 544 bankomate, nga 484 që ishin në vitin 2022, duke u rritur kështu me 12.4%. Rajonet të cilat kanë shënuar rënie të ATM-ve në vitin që lamë pas janë Korça me 1.8% dhe Lushnja me 15.4%.
Të dhënat e Bankës tregojnë se numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej  19,184, duke shënuar kështu një rritje me 18.2%, krahasuar me një vit më parë. Edhe sipas rajoneve vihet re një rritje e konsiderueshme e terminaleve POS, përveç rajonit të Lushnjës, i cili ka regjistruar rënie.

Duket sikur shqiptarët po shkojnë gjithmonë e më shumë drejt pagesave elektronike, por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndikimin e turizmit dhe nevojën për shtimin e terminaleve për karta dhe para elektonike.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Turizmi, punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve/ Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë

Postimi mëparshëm

Projeksionet e obezitetit në Shqipëri/ Në 2035-ën pritet të ketë më pak fëmijë të prekur nga obeziteti në vendin tonë se në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.