Financë

Depozitat i rikthehen rënies/ Tkurren në Nëntor me 10 miliardë lekë, “përgjegjëse” janë kursimet në valutë

0

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë paraja e gjerë i është rikthyer rënies në muajin Nëntor të këtj viti, pas një rritje në Tetor. Në vlerë nominale muaji Nëntor ka reflektuar një rënie të depozitave totale me 1% krahasuar me muajin Tetor të vitit aktual, ndërkohë totali i depozitave arriti vlerën 1,27 trilion përkundrejt vlerës 1,28 trilion që ishte në muajin Tetor të vitit 2023. Tkurrja e konstatuar është rreth 10 miliardë lekë, apo afërisht 100 milionë euro.

Shifrat raportojnë se në muajin Nëntor përgjegjëse për rënien e depozitave janë ato në valutë, ndërkohë që depozitat në lekë kanë shënuar rritje. Kjo rënie e depozitave ka një shpjegim të thjeshtë, atë të ndikimit të dobësimit të euros. Zhvlerësimi i monedhës së përbashkët europiane ka tkurrur depozitat në valutë.

“Scan Intel” ka përpunuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe sipas analizës rezulton se në terma absolutë vlera e depozitave në lekë në muajin Nëntor arriti në 565 miliardë lekë nga 548 miliardë lekë që ishte një muaj më parë, duke konstatuar kështu një rritje të vlerës së këtyre depozitave me 3.1% ose 17 miliardë lekë më shumë krahasuar me muajin e kaluar. Nga ana tjetër, vlera e depozitave në valutë e konvertuar në lekë fiksohej në 708 miliardë në muajin Nëntor ndërsa në Tetor ishte 735 miliardë, duke shënuar kështu një rënie me 4% ose me 27 miliardë lekë.

Situata paraqitet pesimiste edhe për agregatët e tjerë monetarë përjashtuar depozitat e transferueshme në monedhën vendase të cilat paraqiten me rritje dhe kjo shpjegohet përmes analizës së cituar më lart.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Gara e kuzhinës” si renditet Shqipëria? “TasteAtlas”: E 90-ta në botë, vlerësohemi me 3.9 yje. Italia mban ‘kurorën’

Postimi mëparshëm

Energjia e rinovueshme, 44% e totalit/ Rritet krahasuar me vitin 2021, mbetemi të parët në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.