Kuriozitete

Vetëm 15 gra në garën e 14 majit/ Partia Socialiste përfaqëson 53% të tyre, PD dhe `Bashkë Fitojmë` me nga 3 kandidatura

0

Veç moshës së kandidatëve për Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit në vendin tonë, “Scan Intel” ka analizuar këtë listë edhe sa i përket përfaqësimit të gjinisë femërore. Në pamje të përgjithshme, rezulton se, ndër 143 kandidatët zyrtarë për Kryetar Bashkie në garën e 14 majit, vetëm 15 prej tyre janë vajza ose gra, çka përkthehet në 10.5% të totalit, ose rreth 1 në 10 garues. Por, si rezulton të jetë shpërndarja e grave dhe vajzave kandidate sipas subjekteve?

Shifrat tregojnë se më shumë se gjysma e kandidateve femra, ose më saktë 53.3% e totalit i takon Partisë Socialiste, ose 8 nga 15 në total. Më pas ndjek Partia Demokratike dhe `Bashkë Fitojmë`, me nga 3 kandidate secili subjekt, përkatësisht me nga 20%. Subjektete e klasifikuara si të tjera, ku përfshihen disa parti të tjera si dhe kandidatët e pavarur kanë vetëm një përfaqësuese grua, ose vetëm 6.6% të totalit. Ky përfaqësim vjen nga “PDIU” me Lajlja Përnaskën për Bashkinë e Tiranës.

Nga ana tjetër, nëse analizën e kalojmë vetëm te subjektet, kuptojmë se në vend të parë për përfaqësimin gjinor qëndron Partia Demokratike, me 3 gra ose vajza kandidate ndër 14 kandidatë, ose 21.4%. Por, në këtë rast, norma duket disi e “shtrembëruar” nga numri i ulët i kandidatëve. Në vend të dytë, dhe mbi mesataren kombëtare ndjek Partia Socialiste, me 8 garuese gra ose vajza ndër 60 garues, ose 13.3%. Ndjekin subjektet që i kemi klasifikuar si “të tjera” me 1 përfaqësuese grua ndër 8 gjithsej, ose 12.5% e totalit. Në vend të fundit pozicionohet `Bashkë Fitojmë`, me vetëm 3 kandidatura të gjinisë femërore ndër 61 garues në total. “Bashkë Fitojmë” është kështu në vend të fundit ndër subjektet garuese më 14 maj sa i përket zgjedhjeve për Kryetar Bashkie, edhe pse është subjekti i vetëm që merr pjesë në të 61 bashkitë.

Zgjedhjet e pushtetit vendor nuk parashikojnë kuota përfaqësimi gjinor për shkak të natyrës së ndryshme që kanë nga zgjedhjet e përgjithshme. Por, pavarësisht kësaj përfaqësimi i grave dhe vajzave në garën për Kryetar Bashkie nga subjektet politike garuese mbetet mjaft i ulët.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Logjistika tregtare, Shqipëria e 97-ta në botë/ Banka Botërore: Vlerësohemi me 2.5 pikë nga 5 në total, pozicionohemi më keq se vendet e rajonit

Postimi mëparshëm

Turizmi vijon me rekorde edhe në mars/ Tejkalohen 7 vitet e fundit, rreth 1 milion të huaj në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.