Raporte

Logjistika tregtare, Shqipëria e 97-ta në botë/ Banka Botërore: Vlerësohemi me 2.5 pikë nga 5 në total, pozicionohemi më keq se vendet e rajonit

0

Shqipëria renditet në vend të 97-të mes 139 vendeve të botës në raportin e Bankës Botërore me titull “Logjistika Tregtare në Ekonominë Globale, 2023” dhe gjithashtu renditet ne fund të vendeve të rajonit. Ky raport paraqet pikëpamjen më të fundit mbi tregtinë dhe performancën logjistike në disa vende të botës. Logjistika kuptohet si një rrjet shërbimesh që mbështet lëvizjen fizike të mallrave, tregtinë përtej kufijve dhe tregtinë brenda kufijve. Ajo përfshin transportin, magazinimin, dorëzimi i shpejtë, operacionet në terminale, dhe menaxhimin e të dhënave si dhe informacionet përkatëse.

Vlerësimi i përformancës së vendeve në këtë raport bëhet përmes pikëzimit nga 1 deri në 5, ku 1 do të thotë performancë e dobët dhe 5 performancë e lartë. Shqipëria në këtë raport vlerësohet me 2.5 pikë, pra pozicionohet mes vendeve me një performancë modeste.

Indeksi i Performancës Logjistike nga Banka Botërore analizon vendet përmes gjashtë komponentëve të cilët lidhen me efikasitetin e menaxhimit të doganave, cilësia e infrastrukturës tregtare dhe transportit, çmimet konkuruese dhe dërgesat, kompetenca dhe cilësia e shërbimeve logjistike, aftësia për të gjurmuar dërgesat dhe frekuenca me të cilën dërgesat arrijnë te marrësit brenda kohës së planifikuar të dorëzimit.

“Scan Intel” i ka analizuar këto komponentë për Shqipërinë për të parë se si është performanva e secilit. Për efikasitetin e manexhimit të doganave vlerësohemi me 2.4 pikë nga pesë pikë në total, ndërsa për cilësinë e infrastrukturës vlerësohemi me 2.7 pikë. Sa i përket çmimeve konkuruese dhe dërgesave vlerësohemi me 2.8 pikë. Ky është edhe komponenti ku Shqipëria regjistron vlerësimin më pozitiv. Nga ana tjetër, për cilësinë e shërbimeve logjistike vlerësohemi me 2.3 pikë, për aftësinë e gjurmimit të dërgesave vlerësohemi me 2.5 pikë.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet në fund. Në vend të parë në rajon renditet Maqedonia e Veriut e pozicionuar në raport në vend të 57-të. Pasohet nga Bosnje Hercegovina në vend të 61. Mali i Zi dhe Serbia ndjekin në renditje duke u pozicionuar në vend të 73 secila pasi vlerësohen me 2.8 pikë. Ajo që vihet re është se vende të rajonit si Serbia dhe Maqedonia e Veriut që nuk kanë akses direkt të rrugë detare renditen më mirë se Shqipëria.

Ndërkohë, në vend të parë në këtë raport renditet Singapori i vlerësuar me 4.3 pikë, pasuar nga dy vende të Europës si Finlanda dhe Danimarka në vend të dytë dhe të tretë.

Logjistika Tregtare në Ekonominë Globale, 2023

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Familjet shpenzuan €2 mld më shumë vjet/ €13.6 mld konsumi i familjeve, por, ekonomia uli varësinë nga familjet

Postimi mëparshëm

Vetëm 15 gra në garën e 14 majit/ Partia Socialiste përfaqëson 53% të tyre, PD dhe `Bashkë Fitojmë` me nga 3 kandidatura

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.