Turizëm

Turizmi vijon me rekorde edhe në mars/ Tejkalohen 7 vitet e fundit, rreth 1 milion të huaj në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit

0

Janë regjistruar gjithsej rreth 847 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait mars të këtij viti, nga të cilat rreth 384 mijë janë shtetas të huaj, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me numrin e hyrjeve gjithsej gjatë marsit të vitit të kaluar rritja vjetore shënohet në 33.8%. Ky tregues gjithashtu ka kaluar shifrat e muajve mars të shtatë viteve të fundit, referuar publikimeve të mëparshme të lëvizjes së shtetasve.

Nëse do të analizonim vetëm hyrjet e shtetave të huaj përgjatë muajit mars të këtij viti vihet re se rritja arrin në 39.2%. Shifrat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 462,617. Ky numër është rritur me 29.6%, krahasuar me muajin mars të vitit 2022. Po të flasim në terma tremujorësh, gjatë tremujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rreth 1 milion. Ky numër është rritur me 59.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Në mars 2023, rajoni me numrin më të lartë të origjinës së hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 369,935 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore , përkatësisht me 8,952 dhe 2,183 shtetas.

Nga ana tjetër, edhe daljet e shtetasve shqiptarë përgjatë muajit mars të këtij viti, por edhe përgjatë tremujorit të parë të vitit regjistrojnë rritje. Sipas shifrave edhe numri i daljeve në mars ka prekur rekord që nga viti 2016-të. Në mars rritja e daljeve për shqiptarët regjistrohet me 19.2%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2022. Në total për marsin daljet gjithsej janë regjistruar në 842,428 dhe rritja shënohet në 22.3%.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë sipas qëllimeve. Hyrjet për qëllime personale regjistrohen më shumë në numër se ato për qëllime profesionale, por për të dy qëllimet numi i hyrjeve ka shënuar rritje. Në grupin e hyrjeve personale, nëngrupi për pushime dhe vizita tek të afërmit zë peshën më të madhe duke arritur në rreth 354 mijë hyrje. Rritjen më të lartë të hyrjeve e kanë ato transit me 64.6%, ndërkohë me rënie paraqiten hyrjet per trajtime shëndetësore dhe ato për qëllime fetare, krahasuar me muajin mars të vitit 2022.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Vetëm 15 gra në garën e 14 majit/ Partia Socialiste përfaqëson 53% të tyre, PD dhe `Bashkë Fitojmë` me nga 3 kandidatura

Postimi mëparshëm

Qeverisja e mirë, Shqipëria, e 51-ta në botë/ Renditemi pozitivisht sa i përket institucioneve, por “çalojmë” në politikat dhe ligjet e qendrueshme

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.