Kuriozitete

Kur kursejnë më shumë shqiptarët? Në dhjetor dhe gusht, kur vijnë emigrantët. Shkurti dhe marsi, muajt pa “bereqet”

0

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë sa i përket depozitimeve të reja në banka, sipas muajve, për të kuptuar se kur është periudha që “kursejnë” më shumë dhe kur kursejnë më pak shqiptarët. Të dhënat i referohen të gjitha depozitave, pra edhe bizneseve edhe individëve, në lekë dhe në euro, duke qenë se zënë pjesën dërrmuese. Analiza është bërë mbi mesataren sipas muajve që prej vitit 2015 deri në vitin aktual (për muajt që kanë kaluar).

Nga kjo analizë të dhënash rezulton se si në lekë ashtu edhe në euro, tendenca është e ngjashme. Në të dyja rastet, muajt ku ka më shumë depozitime në banka janë ato Dhjetor dhe Gusht. Në rastin e `kursimeve` në lekë rezulton dhjetori i parë dhe gushti i dyti, ndërsa për ato në euro, gushti i pari dhe dhjetori i dyti. Të dy këta muaj kanë dy specifika të veçanta që sjellin këtë tendencë. Së pari, remitancat, pra paratë që sjellin emigrantët. Pikërisht remitancat janë kryesisht më të theksuara gjatë këtyre muajve, pra periduhës së muajve të verës, dhe kryesisht gushtit kur kthehen me pushime, si dhe gjatë festave të fundvitit. Madje, në drejtim të depozitave të reja në euro shohim se është pikërisht gushti në vend të parë, muaji që përfaqëson edhe fluksin më të lartë hyrës të emigrantëve. Diçka e tillë shpjegohet edhe nga valuta, pasi kryesisht remitancat janë në euro, pra nga emigrantë të cilët jetojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Europian. Dhjetori ndërkohë përkon edhe me mbylljen e bilanceve të bizneseve, dhe sa i përket depozitimeve të reja në lekë shohim se është pikërisht dhjetori në vend të parë, si muaji me mesataren më të lartë të “kursimeve”.

Nga krah i kundërt, si muajt me kursimet më të ulta të shqiptarëve, shohim se në euro është shkurti ai që regjistron vlerën mesatare më të ulët, ndërkohë që në lekë, shkurti është i parafundit. Ndryshe nga muajt me më shumë kursime, në muajt me më pak të tilla shohim se ka disa diferenca mes dy klasifikimeve, në lekë dhe në euro. Në lekë shohim nëntorin në vend të fundit, ndërkohë që në euro nëntori është muaji i 8-të në radhë. Marsi në të dyja rastet është në fund të tabelës, i renditur në vendin e 10-të.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

TVSH, nga 20% në 5.3%/ Lëvizja do të zeronte efektin e “fryrjes” së arkës nga rritja e çmimeve dhe barazonte paketën e solidaritetit

Postimi mëparshëm

Borxhi i jashtëm arrin në 9.89 mld euro/ Rritet me 88 milionë euro në T2, shkon në €3540 për frymë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.