Kuriozitete

Mosha e fituesve të 14 Majit, 46.9 vjeç/ PS, forca me kryetarët më të rinj, “Bashkë Fitojmë”, mbi mesataren, 47 vjeç

0

“Scan Intel” i është rikthyer listës zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë herë për kandidatët fitues në zgjedhjet vendore të zhvilluara më 14 Maj të këtij viti. Kështu, në këtë analizë janë marrë sërish datat e lindjes, por për fituesit, për të parë se sa është mosha mesatare sipas subjekteve politike, por edhe sipas bashkive. Duke qenë se Partia Demokratike nuk ka arritur të fitojë asnjë bashki në këto zgjedhje vendore, nuk është përfshirë në analizë. Partitë, pjesë e të dhënave të analizuara, janë ndarë në 3 grupe kryesore; Partia Socialiste, koalicioni `Bashkë fitojmë` dhe `të tjera`, ku janë përfshirë kandidatë të partive apo lëvizjeve të vogla, ku është në fakt vetëm një subjekt, “Mega” në Finiq.

Nga përpunumi i shifrave rezulton se mosha e kandidatëve, të cilët janë shpallur fitues në zgjedhjet e 14 Majit, varion nga 32 vjeç në  64 vjeç. Ndërkohë, në analizën e mëparshme të “Scan Intel” mbi moshën e kandidatëve garues të dhënat tregonin se mosha varionte nga 30 vjeç në 67 vjeç. Mosha mesatare e kryetarëve të rinj për 61 bashkitë e vendit llogaritet në 46.9 vjeç. Nëse analizën do ta fokusojmë sipas subjekteve vërejmë se “Partia Socialiste” ka kryetarët me moshë më të re, mesatrisht në 46.7 vite, pra poshtë mesatares. Për koalicionin “Bashkë Fitojmë” mosha mesatare e kandidatëve fitues është 47 vjeç, mbi mesataren. Shifrat tregojnë se mosha mesatare e kandidatëve fitues është rreth 3 vite më e vogël se mosha e kandidatëve garues, kjo pasi “Partia Socialiste” e cila kishte garuesit më të rinj ka fituar një numër të konsiderueshëm të bashkive.

Në rast se fokusin do ta kalonim sipas bashkive, të dhënat tregojnë se Tropoja, Pogradeci dhe Bulqiza janë bashkitë me moshën më të vjetër të kryetarëve përkatësisht me 64 vjeç dhe 60 vjeç. Në renditje ndjek Shkodra, Divjaka dhe Prrenjasi me kryetarët 58 vjeç secili. Nga ana tjetër, kryetarët me moshën me të re i hasim në bashkitë Selenicë me 32 vjeç, Kolonjë dhe Kavajë me 34 vjeç secila, si dhe në Cërrik e Patos.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Si u nda harta ekonomike elektorale? Opozita fitoi vetëm 6% të “pushtetit” ekonomik, ose 55 milionë euro, dhe 11% të territorit

Postimi mëparshëm

Sa “pushtet” fituan gratë dhe vajzat më 14 Maj? 13% të “tortës” së të ardhurave të bashkive, dy herë më shumë se e gjithë opozita së bashku

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.